Deputeti i LDK-së, neurokirurgu Haxhi Avdyli, ka reaguar ashpër ndaj përjashtimit nga puna të kardiologut Gani Bajraktari. Avdyli e ka quajtur këtë vendim si arbitrar dhe të paarsyetuar.
“Kjo është edhe më shqetësuese sepse kjo ndodhi vetëm disa ditë pas kritikave që Doktori në fjalë bëri për punën e menxhmentit dhe organizimin jo të mirë Klinikave”, ka shkruar Avdyli, transmeton Gazeta Shneta.
“Kjo çka po ndodh në këto 2 vite , ku u përjashtuan emrat më të njohur të mjekësisë Kosovare ,bile edhe ikja vullnetare është e dëmshme jo vetëm për pacientët por edhe politike antikombëtare dhe shkatërruese për sistemin publik shëndetësor. Kjo çka ka ndodh në këto 2 vite ska ndodh as në vitet e komunizmit e viteve 80 por vetëm në fillim të 90 kur u futën masat e dhunshme”, ka shkruar ai tutje.
Reagimi i plotë i Avdylit:
Si profesionist shëndetësor, e deputet e morra me shqetésim të madh përjashtimin arbitrar nga puna të prof Dr Gani Bajraktari, pa ndonjë arsye bindëse dhe pa e arsyetuar. Kjo është edhe më shqetësuese sepse kjo ndodhi vetëm disa ditë pas kritikave që Doktori në fjalë bëri për punën e menxhmentit dhe organizimin jo të mirë Klinikave.
Kjo mënyrë arbitrare e autoritare e perjashtimit as në ordinanca private ska ndodh askund e lëre më në një institucion publik me rendesi shtetërore. Dikush po mendon që me avazin e përjashtimit hesht , frikëson , dhe shtyp zërin e profesionistëve shëndetësor, e cila jo që duhet heshtur por duhet marrë si pozitive . Kjo çka po ndodh në këto 2 vite , ku u përjashtuan emrat më të njohur të mjekësisë Kosovare ,bile edhe ikja vullnetare është e dëmshme jo vetëm për pacientët por edhe politike antikombëtare dhe shkatërruese për sistemin publik shëndetësor.
Kjo çka ka ndodh në këto 2 vite ska ndodh as në vitet e komunizmit e viteve 80 por vetëm në fillim të 90 kur u futën masat e dhunshme. Me vjen keq që jam kaq i ashper në keto konstatime por më keq se konstatimi im eshte edhe ikja vullnetare e profesionistëve e lëre më përjashtimi arbitrar. Në bazë të kompetencave të mia si deputet të hënën do kërkoj përgjigje me shkrim në parlament nga Ministri i shëndetësisë dhe nga drejtori i SHKSUK- së por edhe nga organet tjera hetimore për të verifikuar shkeljen e kompetencave të menaxherëve si duket kanë mbetur me mendësi të kaluarës.