Përse na u deshtë të banalizohet kaq shumë një “problem”, i cili krejt çka kërkonte ishte çasje serioze, përgjegjesi, konstruktivitet, kolegialitet, largëpamësi për zhvillim, si dhe respekt për institucionet e qytetarët e tonë.
Duke e njohur realitetin dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet puna në neuroanesteziologji për rastet neurokirurgjike komplekse në bazën e kokës (aneurizma, malformacionet, tumoret, gjakederdhjet, etj), që këto dy dekadat e fundit janë kryer vetëm nga unë, isha e shtyrë që të bëjë kërkesën për vazhdim të angazhimit tim.
Natyrisht e para që bëra është konsultova legjislacionin në fuqi në vendin tonë (ngase isha në dijeni që shumë vende në Europë dhe në botë e kanë këtë çështje të rregulluar ) dhe bisedova me Drejtorin e Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Prof .Asoc. N. Baftiu, nëse i njejti fillimisht pajtohet që unë të vazhdoj kontributin në Klinkën e Neurokirurgjisë, atëherë ai duhet të bënte një kërkesë drejtuar Drejtorit të SHKSUK-së për angazhimin tim bazuar në Ligjin e Punës Nr.03/L-212, gjegjësisht Neni 10, Pika 2.3, e cila decidivisht thot si në vijim: “Kontrata e Punës mund të lidhet për punë dhe detyra specifike”. Një veprim i tillë do t’a kursente pacientin dhe buxhetin e Kosovës. Përgjigjja që e mora nga ai ishte “po kemi nevojë dhe e bëjë kërkesën menjëherë”.
Isha tejet e befasuar kur në Janar të vitit 2021 Drejtori më kumtoj lajmin se kolegët anesteziologë , tani në pozicione të larta e vendimmarrëse në SHSKUK-ë (Agreta Geci dhe Lulzim Emini) kategorikisht refuzojnë angazhimin tim duke u arsyetuar se nuk ka subspecializim nga neuroanesteziologjia, shpjegim ky që kohët e fundit u publikua edhe në media. Ky sqarim, mbi të gjitha është për keqardhje sepse i njejti lenë të kuptoj se është dhënë ose për shkak të mosdijës dhe injorancën profesionale të tyre, ose për shkak që deshën te krijojnë konfuzion tek qytetari dhe manipuloj këtë të fundit, ose për shkak të inateve egzistuese ndërpersonale. Cila do që është arsyja e një veprimi të tillë, ajo tregon mos profesionalizëm dhe është për keqardhje marr parasysh faktin se koleget më lartë qe një kohë ushtrojnë pozita shumë të rëndësishme për shëndetësinë e vendit.
Pasi përcjella mediat dhe pash kronikat e prezentuara u ndjeva e obliguar të ja sqaroj publikut, qytetarit apo në këtë rast nënkupton pacientit, të cilit i shërbeva për plotë katërdhjetë (40) vite si Anesteziologia e parë shqiptare në Kosovë. Gjatë kësaj kohe me shumë përkushtim, mund, dashuni dhe mbi të gjitha profesionalizëm ju ofrova shërbimet mjekësore, duke u munduar ta bëjë më të mirën për ta, duke qenë në lartësin e duhur, respektuar pacientin, ligjin dhe rregullat, ndërkaq ata më besuan gjën më të shtrejtë, shëndetin dhe jetën e tyre. Andaj jam moralisht e obliguar të jap sqarim.
Ajo që është e kjartë për publikun është se të gjitha intervenimet neurokirurgjike (përfshirë edhe ato më komplekset) janë kryer në Klinikën e Neurokirugjisë në QKUK, ku unë kam qenë e angazhuar si anestaziologia bartëse e vetme e intervenimeve komplekse. Pra, për intervenime më të thjeshta janë angazhuar dhe kanë kontribuar edhe anesteziologë të tjerë, mirëpo për ato komplekse gjithmon jam caktuar unë për shkakë të përvojës dhe kompleksitetit të punës. Me realizimin e këtyre operacioneve komplekse, përpos se qytetari ka përfituar në aspektit human dhe shëndetësor, nga këto operacione Kosova ka pas përfitim ekonomik qoftë në arkën e shetit (duke mos pasur nevojë që të dërgoj pacient për shërim jashtë shtetit), qofte në atë të qytetarit dhe familjarëve të tij.
Sa për ilustrim, nëse bazë për përllogaritje merret tremujorshi i parë i vitit 2021 (kur Klinika e Neurokirurgjisë i ka referuara pacientët për shërim jashtë vendit) vlera është rreth 350,000 Euro, nënkupton se operacionet të cilat i kemi realizuar ne (si ekipë) mesatarisht mbrenda vitit ja kemi kursyer arkës së shtetit rreth 1.4milion euro. Shto këtu faktin se në këtë përllogaritje nuk janë përfshirë edhe shpenzimet shtesë të pacientit (pasi që Ministria shpesh herë nuk e ndan shumën e plotë të mjeteve dhe pacientët realizojnë pagesa shtesë, si dhe shpenzimet e familjarëve të cilët e përcjellin pacientin në shërim).
Fatkeqësisht trajtimi i këtyre pacienteve me patologji tejet komplekse nuk po realizohet që nga Janari i vitit 2021 (kur unë jam penzionuar), me arsyetimin e mungesës së neuroanestziologut ndërkaq zyrtarët Dr.A. Geci dhe Dr.L. Emini thonë se nuk egziston një profil i tillë. Andaj rrjedhimisht, për qytetarin e hutuar rrjedh pytja: A egziston me të vërtet neuroanesteziologu?
Më lejoni të ju sqaroj, pacientët e lartëcekur zakonisht janë në gjendje kritike e cila kërkon një minimum të standardeve në mënyrë që mos të vënohet në dyshim siguria e pacientit dhe kjo është arsye kryesore qe pacijentët udhëzohen për trajtim jashtë vendit. Kompetenca në procedurat komplekse neurokirurgjikale kërkon një qasje multidisiplinare me një ekipë të tërë, duke përfshirë anesteziologë me përvoj që kanë njohuri të thella në shkencat neurologjike.
Për të kuptuar më mirë, po kthehemi te historiku i shkurtë i neuroanesteziologjisë. Neuroanesteziologët, në të vërtetë të gjithë anesteziologët, i detyrohen mirënjohjen Harvey Ëilliam Cushing neurokirurg i dalluar në Massachusets, i cili asokohe (1910) theksoi rëndësinë e anesteziologut, duke deklaruar ”Anesteziologu është eksperti absolutisht thelbësor” dhe duke thënë “Një neurokirurg i zgjuar kupton se rezultati i suksesshëm i një procedure komplekse neurokirurgjikale është një përpjekje e vërtetë e një pune ekipore“ Dr. S. Griffith Davis ishte neuroanesteziologu i tij asokohe.
Mjerisht, ëndrrat e baballarëve të neuroanestezisë në SHBA si Jack Michenfelder dhe Maurice Albin ende nuk janë realizuar në plotni lidhur me misionin e vërtetë të tyre për të përcaktuar kufijtë e vërtetë të neuroanestezisë si dhe për të hartuar programin arsimor për trajnim dhe përcaktim të neuroanesteziologut. Në vitet e shtatëdhjeta (’70), ata themeluan SNACC – Shoqaten e Neuro Anestezisë dhe Kujdesit Kritik. Shoqata SNACC ka qenë për tërë këto vite një avokat i fortë për përparimet arsimore, së fundmi duke adresuar çështje në akreditimin e neuroanestezisë dhe ndoshta edhe në çertifikimin.
Ende në EU nga trupi më i lartë europian për edukim UEMS/EBA (ku unë përfaqësova Kosovën nga 2009 – 2012) ka rezistencë drejt njohjes së nevojës dhe akreditimit të neuroanesteziologjisë edhe pse ESA (Shoqata Europiane e Anestezioligjisë) e njeh dhe promovon subspecialitetin nga ana e Neuroanestezisë (Neuroanaesthesia: evolution of an established subspecialty ESAIC Academy. Gruenbaum S. 06/05/17; 184249; 75 Topic: Neuroanaesthesia)
Fatmirësisht shumë institucione akademike dhe spitale private në SHBA, Japoni, Kanade, EU dhe më gjërë, kanë filluar tani të krijojnë poste të specializuara për neuroaneesteziologët dhe neurointensivistët. Programet e strukturuara të trajnimit të neuroanestezisë dhe kujdesit neurointenziv janë zgjeruar për të përmbushur nevojën në rritje të anesteziologëve për të ndjekur një karrierë të neuroaneesteziologu. Këto programe m’varësisht nga institucioni, kohëzgjatjen e kanë 6 muaj deri në 1 vit.
Tani është fakt që neuroshkenca po rritet në mënyrë eksponenciale dhe shoqërohet me risi të përditshme dhe zhvillime intriguese si dhe mjekësia moderne është larguar nga praktika “e përgjithshme” në praktikën “specialiteti” dhe së fundmi “subspecialiteti”. Kohët e fundit nën-specialitetet janë duke u zhvilluar brenda nën-specialitetit. Këto subspecialitet njihen me termin edhe profilizim.
Andaj është tejet banale të thjeshtesohet kjo çështje e neuroanesteziologut vetëm në çështje të certifikimit nga se ka aq shumë punime shkencore që datojn nga fillimi i shekullit XX e deri më sot, e ku zhvillohet një debat i vazhdueshëm brenda shoqatave të neuroanestezisë rreth rolit të neuroanesteziologëve në neurokirurgjinë. Një fakt i pamohueshem është që Neuroanestezia është një nga specialitetet që ka kontribuar jashtëzakonisht gjatë viteve në neuroshkencë, megjithatë mbetet e pa akredituar dhe e mbështetur. Të mos harrojmë asnjëherë se jane një sërë Shoqata dhe Revista në botë nga lamia e Neuroanesteziologjisë dhe se gjitheherë në Konferencat Ndërkombëtare të Anesteziologjisë është një vend i siguruar për Neuroanesteziologjinë.
Procedurat komplekse neurokirurgjikale janë shumë delikate dhe kërkojnë një përpjekje bashkëpunuese për të siguruar sigurinë dhe sukses në shërim për pacientet tonë. Andaj, kur unë kam shprehur gadishmërinë për të punuar me kontratë mbi vepër (siç edhe e parasheh Ligji) vetëm për rastet e komplikuara, qëllimi im ka qenë përtej interesave të mia personale, dhe i kam shpjeguar Drejtorit të Klinikës se duhet të mendojmë për zhvillimin e mëtutjeshëm të stafit dhe përgadisim anesteziolog të denjë për këtë fushë, e të cilit do të trajnoheshin nga unë gjatë shërbimit tim, pasi që jam e vetmja e cila kam marr trajnim të tillë në Gjermani dhe për më tepër qe 20 vite merrem vetëm me këtë lëmi. Por siç edhe jeni në dijeni, kërkesa ime legjitime e mbi të gjitha me qëllim për të sherbyer në të mirë të zhvillimit të shëndetësisë përmes profilizimeve, siç ndodh rëndom në shumicën e vendeve të zhvilluara.
Casjen për të qëndruar në vend dhe tendencën për mos zhvillim dhe përcjelljën e trendeve botërore, kur kemi mundësi (se jo çdo herë dhe në çdo fushë kemi staf akademik i cili ka dhe mundet me i përcjellë njohurit e profilizuara tek gjeneratat e reja), nuk kemi se si të mos e cilësojmë si papjekuri, neglizhencë, mungesë të interest për zhvillim.
Andaj, unë mund të kuptoj një rezistencë emocionale të lexuesve të artikullit të juaj (të cilët janë ushqyer me mungesë të informacionit të sakt) dhe e cila vie nga mosnjohuria e nivelit të kompleksitetit profesional, por është e pafalshme, shqetësuese dhe e frikshme që ajo të vie nga nje ekipë “profesionale” me thirje akademike që udhëheqin Borde dhe Klinika.
Falë kësaj mendësie ne, gjegjesishtë sistemi jonë shëndetësor bazuar në sigurinë e pacientit është ende në nivelin reaktivë (patoligjikë) dhe kjo duhet të jetë brengë për tërë shoqërinë.
Ky artikull është reagim i Dr. Qamile Morinës i publikuar pa ndërhyrje.