Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagon Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan, thonë se deklaratat e shefit të urgjencës janë të pavërteta e të paqëndrueshme

Lajme 26/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoria për Shëndetësi dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan kanë reaguar në lidhje me dorëheqjen e shefit të Urgjencës së QKMF-së në Gjilan.

Leotrim Kurteshi dje ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, për arsye morale.

Ai tha se ngjarja lidhet me një rast të ndodhur, ku pacienti ka vdekur nga neglizhenca e mjekut të Urgjencës, i cili nuk i është përgjigjur kërkesës për ndihmë të pacientit.

Gjithashtu ai tha se në lidhje me këtë ka thirrur mbledhje, por sipas tij përgjegjësit nuk kishin ardhur dhe se një muaj pas, drejtori i QKMF-së ka vazhduar të heshtë.

Ai madje ka kërkuar edhe hetim nga organet e rendit.

E nga Komuna e Gjilanit, saktësisht Drejtoria e Shëndetësisë kanë deklaruar se Kurteshi ishte shkarkuar nga detyra më 23 korrik, për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe si rrjedhojë e menaxhimit jo të mirëfilltë të punës.

Sipas tyre ishte e çuditshëm se si i njëjti më pas dërgoi email me pretendimin se po jep dorëheqje.

Po ashtu u tha se menaxhmenti i QKMF-së ka kontaktuar me familjarët e pacientit të ndjerë të apostrofuar nga Kurteshi, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë ankesë dhe se nuk do të paraqesin ndonjë ankesë dhe se çdo tendencë për të përdorur rastin e familjarit të tyre për çfarëdo lloj qëllimi është e papranueshme.

Reagimi i plotë:

Në mënyrë që opinioni të ketë mundësinë e informimit të drejt dhe objektiv, lidhur me deklaratën e publikuar nga ish-ushtruesi i detyrës së Shefit të Urgjencës së QKMF-së në Gjilan, dr. Leotrim Kurteshi, fillimisht njoftojmë qytetarët dhe të gjithë të interesuarit se i njejti është shkarkuar nga kjo pozitë më datë: 23.07.2024, kryesisht për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe si rrjedhojë e menaxhimit jo të mirëfilltë të punës nga ana e tij dhe sipas arsyeve më tutje të specifikuara në Vendimin me nr. 04-1551. Ndërkaq, është e cuditshme sesi ish-ushtruesi i detyrës së Shefit të Urgjencës, sot më datë: 25.07.2024, dërgon e-mail me pretendimin se po jep dorëheqje, si dhe më pas publikon deklarata të pavërteta e të paqëndrueshme.

Pikërisht disa javë më parë, stafi i Urgjencës së QKMF-së në Gjilan, ka paralajmëruar protestë e cila është anuluar për shkak se të njejtit janë takuar me kryetarin e komunës dhe kanë paraqitur pakënaqësitë e tyre ndaj mënyrës së menaxhimit të punës nga ana e ish-ushtruesit të detyrës së Shefit të Urgjencës.

Ky i fundit, ka paraqitur përmes e-mailit informacionet e tij për disa ngjarje të fundit në repart, për të cilat i është kërkuar nga ana e Drejtoreshës së Drejtorisë që të ndërmarrë masa të menjëhershme – sepse sipas pozitës që ka ushtruar, ka qenë ligjërisht kompetent për ndërmarrjen e masave të tilla. Menjëherë është mbajtur mbledhje edhe nga ana e Këshillit Drejtues të QKMF-së, për të trajtuar më gjerësisht thëniet e pretenduara.

Për më tepër, menaxhmenti i QKMF-së, ka kontaktuar me familjarët e pacientit të ndjerë të apostrofuar në deklaratë, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë ankesë dhe as nuk do të paraqesin ndonjë ankesë dhe se çdo tendencë për të përdorur rastin e familjarit të tyre për çfarëdo lloj qëllimi – është e prapranueshme. Më tutje, sipas ekipit përgjegjës mjekësor, rasti në fjalë nuk ka qenë rast urgjent, por pacient me gjendje terminale paliative, të diagnostikuar me kancer, të cilit i është dhënë ndihma mjeksore, sepse pacienti ka qenë gjallë kur është vizituar. I njejti veçse ishte liruar nga spitali për shkak se nuk ka pasur shpresë që gjendja e tij shëndetësore të ndryshoj për më mirë.

Për të gjitha këto ekzistojnë prova, dokumente, raporte, shkresa e komunikime në formë të shkruar, prandaj aspak nuk qëndrojnë pretendimet e paraqitura për të ashtuquajturën “heshtje” të udhëheqësve të institucionit apo neglizhencë të trajtimit mjeksor.

Artikulli paraprakGruaja nga Klina vdes në Spitalin e Pejës, u dërgua në gjendje të rëndë
Artikulli i rradhës Kodra kërkon nga Prokuroria të hetohet rasti i Urgjencës së Gjilanit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.