Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagon Gani Bajraktari, largimin nga puna e quan hakmarrje të menaxhmentit

Lajme 12/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I plotësuar – Kardiologu Gani Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj vendimit të menaxhmentit të QKUK-së për largimin e tij nga puna në Klinikën e Kardiologjisë.

Bajraktari këtë vendi me ka quajtur hakmarrje ndaj tij pas publikimit të rezultateve të studimit për rritjen deri 50 për qind të numrit të vdekjeve të pacientëve në Klinikën e Kardiologjisë, si dhe për kritikat për ndarjen e kësaj klinike, shkruan Gazeta Shneta.

“Hakmarrja, kësaj here është motivuar edhe më shumë, pas publikimit të rezultateve të studimit të publikuara kohë më parë lidhur me rritjen e vdekshmërisë për më shumë se 50% tek pacientët me infarkt akut të miokardit, pas ndarjes enigmatike dhe misterioze të Klinikës së Kardiologjisë (përkundër 4 kundërshtimeve të mbi 90% të kardiologëve të QKUK, sepse një model i tillë nuk ekziston askund në botë!!), e duke shkaktuar kështu mbase skandalin më të madh në mjekësinë e pasluftës sa i përket jetërave njerëzore”, ka shkruar Bajraktari.

Reagimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Nga mediat mora vesh së sërish SHSKUK paska marrë një vendim për suspendimin (largimin) tim të përkohshëm nga puna, duke qenë në pushim vjetor nga data 3 prill !

Suspendim nga puna pa Komision Displinor në Pushim Vjetor, për arsye të panjohura për mua! Kjo, le që nuk ndodh në vendet demokratike, por nuk ka ndodhur as në ato totalitare, në të cilat kemi kemi kaluar një pjesë të jetës!

Unë nuk e di se cili është preteksti që kësaj radhe kanë gjetur ky menaxhment, ndërkaq motivet janë ato tashmë të njohura jo vetëm për mua por edhe për publikun: hakmarrja!

Hakmarrja, kësaj here është motivuar edhe më shumë, pas publikimit të rezultateve të studimit të publikuara kohë më parë lidhur me rritjen e vdekshmërisë për më shumë se 50% tek pacientët me infarkt akut të miokardit, pas ndarjes enigmatike dhe misterioze të Klinikës së Kardiologjisë (përkundër 4 kundërshtimeve të mbi 90% të kardiologëve të QKUK, sepse një model i tillë nuk ekziston askund në botë!!), e duke shkaktuar kështu mbase skandalin më të madh në mjekësinë e pasluftës sa i përket jetërave njerëzore. Përftohet përshtypje se autori i ekzekutimit të këtij vendimi (akoma të panjohur për mua) është autori i njëjtë me atë të ndarjes së Klinikës (autori akoma ka mbetur anonim për komunitetin kardiologjik).

Edhe këtë herë, unë ndihem shumë i qetë sepse e di që jam përsëri i pastër si loti (si në tërë jetën time), ndërsa më vjen keq për institucionin sa keq është katandisur nën dhunën dhe terrorin që ushtrohet ndaj profesionistëve në kohën e dështimit më të madh menaxherial që nga paslufta kur pacientët porositën të blejnë jo vetëm barnat por edhe dorëzat për personelin, nga ata që ishin të njohur si më papunëtorët dhe shantazuesit më të mëdhënj të punës në këtë institucion ndër vite!

Unë sërish do të fitoj edhe këtë rast, çfarëdo që mund të ju këtë pjellur mandja atyre që e kanë dërguar në Komision Disiplinor, ashtu siç fitova 4 rastet e dërgimit në Komision Disiplinor dhe 3 rastet e dërgimit në polici nga i njëjti person (i cili nuk le gur pa levizur per te me gjetur nje gabim dhe s’po arrin dot), anipse ai ka pas vete një armatë të tërë shtetërore e unë jam i vetëm: sepse unë përsëri jam i sigurtë se ama as edhe shkeljen më të vogël administrative nuk e kam bërë as sot, as dje, as për jetë e mot!

Ky është shembulli më i keq i institucioneve të Kosovës, të cilët nuk mund të kthejnë shpresën duke mbajtur seanca të jashtëzakonshme në Kuvend, por duke mos lejuar që të tallen me këto institucione dhe paratë e taksapaguesve njerëzit e papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, siç është firmosësi i vendimit, të cilin unë akoma nuk e kam parë!

Me respekt per te gjithe Ju!

Gani Bajraktari

———————-/

SHSKUK e konfirmon zyrtarisht përjashtimin e Gani Bajraktarit nga Kardiologjia

I plotësuar – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar e ka konfirmuar zyrtarisht për Gazetën Shneta se Dr. Gani Bajraktari është larguar nga puna në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

“SHSKUK ju konfirmon se kardiologu në fjalë është larguar përkohësisht nga puna, lënda është dërguar në komisionin disiplinor i cili do të merret me rastin”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Gazeta Shneta pak minuta më parë ka raportuar për përjashtimin e mjekut nga puna pasi është gjetur fajtor në tre raste. /Gazeta Shneta/

———————–

Lajmi i fundit: Përjashtohet nga puna kardiologu Gani Bajraktari

Kardiologu Gani Bajraktari është përjashtuar nga puna në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

Gazeta Shneta ka mësuar se Bajraktari është gjetur fajtor në tre raste nga Komisioni Disiplinor, për çka edhe është marr vendimi për largimin e tij nga puna.

Shkas për largimin e tij nga puna është suspendimi i tij para disa muajsh për referimin e një pacienti në një spital privat, rasti i dytë është dalja e tij në media ku pretendoi se është rritur numri i pacientëve të vdekur në Klinikën e Kardiologjisë Invazive, si dhe një rast për “frikësimin e një pacienti me qëllim dërgimin e tij në spital privat”.

Pretendimet e tij në media për rritjen e numrit të vdekshmërisë në Kardiologji, Drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu i kishte quajtur qëllim këqija dhe të pavërteta. Sejdiu deklaroi në një konferencë për media se është vet dëshmitar i një rasti kur Bajraktari e kishte friëksuar një pacient me qëllim që ai të shkonte në spital privat. Sejdiu pati thënë se kishin arritur ta ndalnin pacientin në klinikë dhe të njëjtin ta trajtonin aty. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë duhet patur kujdes gjatë rritjes së dhëmbëve të qumështit tek foshnjet
Artikulli i rradhës Si t’i largoni morrat e kokës pa shkuar në farmaci

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.