Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagon Klinika Amerikane: Jemi të pafajshëm, këtë do ta dëshmojmë edhe në gjykatë

Lajme 05/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika Amerikane në Prishtinë ka reaguar pas arrestimit të katër zyrtarëve të saj nga Policia e Kosovës nën dyshimet për transplantim të paligjshëm të organeve.

Njëri nga pronarët e Klinikës, Nehat Kusari, ka mohuar akuzat duke thënë se janë të pafajshëm prandaj për këtë arsye kanë bashkëpunuar edhe me organet e hetuesisë, transmeton Gazeta Shneta.

“Në të njejtën kohë duam të sigurojmë të gjithë pacientët tanë se shërbimet tona janë ofruar gjithmonë duke u bazuar në standardet dhe etikën më të lartë mjekësore dhe njerëzore”, thuhet nw reagim.

Reagimi i plotë i Klinikës Amerikane:

Klinika Amerikane Dr. Behar Kusari shpk. beson në pafajësinë e stafit të saj dhe për ta dëshmuar këtë kemi bashkëpunuar plotësisht me gjitha institucionet përgjegjëse.

Në të njejtën kohë duam të sigurojmë të gjithë pacientët tanë se shërbimet tona janë ofruar gjithmonë duke u bazuar në standardet dhe etikën më të lartë mjekësore dhe njerëzore. Kjo dëshmohet edhe nga besimi i mijëra pacientëve të cilët e kanë zgjedhur spitalin tonë.

Njoftimet e bujshme në media për disa akuza të cilat ne jemi munduar ti hedhim poshtë edhe gjatë procesit të hetimit kanë rezultuar në ndalim të disa zyrtarëve tanë, të cilët dje janë paraqitu para Gjykatës e cila ka refuzuar propozimin e prokurorisë për caktimin e paraburgimit për të njejtit, andaj, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë që nga dje të njejtit janë liruar nën masën e arrestit shtëpiak.

Dëshirojmë ta theksojmë dhe të Ju sigurojmë edhe një herë se në klinikën tonë nuk ka ndodhur asnjë vepër penale për të cilën po zhvillohet kjo procedurë. Ne jemi të bindur në pafajësinë e stafit tonë por jemi të shqetësuar me nivelin e mungesës së sigurisë juridike dhe vlerësimeve të pa bazuara për të cilat tashmë ka nisur një procedurë e pa mbeshtetur ligjerisht.

Me respekt,

Nehat Kusari

Bashkepronar

Artikulli paraprakCila pozitë e gjumit u përshtatet më së shumti shtatzënave
Artikulli i rradhës Çapkënia 6 vjeçare shtiret si e sëmurë për t’i shmangur mësimet

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.