Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së ka reaguar në lidhje me shkrimin e Gazetës Shneta të publikuar gjatë ditës së sotme, në lidhje me pazarin e personelit mjekësor me trupat e vdekur të pacientëve.
SHSKUK thotë se deri më tani nuk ka pasur fakte dhe as ndonjë ankesë për këtë dukuri.
“Zyra e drejtorit të përgjithshëm ju informon se nuk ka pranuar asnjë dëshmi apo ankesë që ndërlidhet me rastet e tilla as nga familjarët, por as nga palët tjera. Në rastet kur ka fakte dhe argumente do të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.
Poashtu SHSKUK është zotuar se do të hulumtojë rastin.
Gazeta Shneta sot ka publikuar skandalin e pazarit me kufoma që bëhet ndërmjet personelit mjekësor dhe transportuesit “Ngushllimi”.
Gazeta ka arritur t’i dokumentoj lidhjet e mjekëve, infermierëve dhe sigurimit, me transportuesin. /Gazeta Shneta/
Skandal: Pazari me kufoma nga mjekët, motrat dhe sigurimi në QKUK