Iniciativa qytetare “450 Materniteti” organizon referendum për sjelljen e propozim-ligjit për marrëdhënie pune, me të cilin do të rritet koha e pushimit nga puna për gratë që lindin dhe shtatzëna, nga 9 muaj në 15 deri 18, për gjitha nënat pa dallim sa fëmijë lindin.
Propozimi i përfshin edhe nënat të cilat për momentin janë në pushim të lindjes. Të drejtë për nënshkrimin e këtij referendumi kanë të gjithë qytetarët e Maqedonisë që janë mbi 18 vjet, kanë të drejtë vote dhe dëshirojnë ta mbështesin këtë iniciativë.
Nënshkrimet do të mblidhen në periudhë prej 17 ditëve në zyrat e KSHZ-së në gjithë qytetet e shtetit.
Iniciativës qytetare “450 Materniteti” e cila është organizuar në rrjetet sociale dhe numëron mbi 11 mijë anëtarë, i neojiten 10 mijë nënshkrime nga qytetarët.