Shteti gjerman regjistroi 590 viktima nga covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI), vendi raportoi numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i muajit dhjetor shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Vetëm një ditë më parë vendi konfirmoi 423 viktima, kurse rekordi më i lartë ishte me datën 2 dhjetor ku vendi shënoi 487 viktima, sipas RKI-së.
Vendi pritet të ashpërsojë masat kufizuese për të marrë situatën në kontroll.
Deri më tani, Gjermania ka regjistruar 1.2 milionë të infektuar dhe të paktën 19,932 viktima.