Biznesmeni kosovar, Remzi Ejupi, ka shtuar rezervat e kiteve për testim për COVID-19 në IKSHPK.
Përmes një donacioni dhe gjesti human, Ejupi ka dorëzuar të shtunën në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës 1000 kite për COVID-19, shkruan Gazeta Shneta.
Lajmin për dorëzimin e kiteve nga Ejupi e ka konfirmuar zyrtari për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.
“Remzi Ejupi ka dorëzuar të shtunën 1000 kite në IKSHPK. Ka premtuar se është duke i pritur edhe 11,000 të tjera nga prodhuesit në Gjermani për t’i sjellë në Kosovë”, ka deklaruar Hoti.
Hoti ka sqaruar se këto kite vetëm e ndihmojnë procedurën e testimit dhe nuk janë teste: “Kitet ndihmojnë në përfundimin e procedurës së testimit”.
Ndryshe, Ejupi udhëheq edhe klubin e futbollit, FC Prishtina. /Gazeta Shneta/