Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Renovimi i Emergjencës në QKUK pritet të përmirësojë edhe cilësinë e shërbimeve

Lajme 31/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Punimet për renovimin e Klinikës Emergjente në QKUK, që pritet të përfundojnë deri në fund të vitit, do të sjellin edhe shërbime moderne sipas drejtorit Dr. Basri Lenjani

Ariana Ismaili

Para dy muajsh ka nisur renovimi i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Punimet pritet të përfundojnë deri në fund të vitit kur klinika do të ketë kapacitete të shtuara dhe shërbime të reja.

Drejtori i kësaj klinike, Dr. Basri Lenjani, ka bërë të ditur se është siguruar aparaturë e re moderne diagnostike dhe monitoruese e poashtu edhe shtretër dhe inventar për personelin, shkruan Gazeta Shneta.

“Ne kemi bërë një kërkesë të tillë që në vitin 2007 për renovim në Klinikën Emergjente. Ky është investim mëse i nevojshëm dhe i qëlluar sepse do rritet cilësia e shërbimeve”, ka thënë Lenjani. Ai ka deklaruar se aty do të punojnë grupe vullnetare infermierësh, që do të ofrojnë shërbime parësore për pacientët derisa ata të dorëzohen tek mjekët.

“Në ditët në vijim do të nënshkruhet ky projekt, nga drejtori i SHKUK-së, Dr. Basri Sejdiu, dhe nga kryetarja e Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni”, ka thënë Lenjani. Shërbime të tilla vullnetare nga personel mjekësor, sipas Lenjanit, janë bërë në vendin tonë në periudhën e pasluftës nga viti 1999 deri në vitin 2002.

Lenjani bërë të ditur se hyrja dhe qarkullimi brenda hapësirës së re në Emergjencë, do të bëhet me kartela pas përfundimit të punimeve.

“Në hapësirat brenda objektit do të bëhet hyrja me kartela dhe do të kenë qasje vetëm pacientët dhe personeli”, ka shtuar mjeku. Në këtë mënyrë, sipas tij, do të ulët kaosi sepse qytetarët nuk do të kenë mundësi për qarkullim të panevojshëm brenda klinikës siç ka ndodhur deri më tani. Lenjani është zotuar se do të përkujdeset që klinika të cilën e udhëheq të mos ketë mungesë të barnave. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjidhënia në publik tani legale në çdo shtet të Amerikës
Artikulli i rradhës Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.