Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rëntgeni pa mbrojtje në QKUK, rrezik për rrezatimin e pacientëve dhe vizitorëve (Foto)

Lajme 20/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nuk aplikohen masat mbrojtëse nga rrezatimi jonizues i rëntgenit.

Një aparat i tillë gjendet në bodrumin e objektit të Kirurgjisë, ku siç shihet në fotografi të dërguara nga një pacient, nuk ka masa mbrojtëse, shkruan Gazeta Shneta.

Aty pari mund të kalojnë pacientë e vizitorë të moshave të ndryshme, dhe i vetmi parandalim nga rrezatimi është një mbishkrim në derë “Kujdes rreze X”. Por nuk mjafton me kaq, pasi rreziku nga rrezet X është shumë më i madh dhe kërkon mbrojtje.

Kjo dhomë duket se nuk i plotëson as kushtet që i kërkon Udhëzimi Administrativ numër 03/2007 për Aplikimin e rrezeve jonizuese i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky Udhëzim përcakton që objekti në të cilin zhvillohet kjo veprimtari “muret, tavani dhe dyshemeja duhet të jenë të mbështjellura me folie plumbi, llaç të baritit, tulla të baritit apo beton me trashësi adekuate që të mos lëshoj dozat absorbuese të rrezatimit jonizues”.

Poashtu dyert dhe dritaret duhet të jenë të mbuluara me plumb ose xham plumbi sipas intensitetit dhe energjisë së burimit.

Ndërsa në nenin 4 të këtij udhëzimi, kërkohet që në zonën e rrezatimit jonizues të mos punojnë personat më të ri se 18 vjeç.

Në një fushatë të Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, thuhet se rreziku për kancer i shkaktuar nga rrezatimi është i ulët, por është shtesë mbi rreziqet e tjera që shkaktojnë kancer.

“Për secilin ekzaminim mjekësor, pacientit i rritet sado pak ky rrezik. Prandaj gjatë imazherisë diagnostiko rekomandohet, mbajtja e dozës për pacientit në minimum. Probabiliteti për kancer të shkaktuar nga rrezatimi rritet 5-6% për çdo 1000 mSv të dozës”.

“Rritja e rrezikut për kancer nga shumica e ekzaminimeve është relativisht e vogël në krahasim me rrezikun nga kanceri për shkaqe natyrore që mund të shfaqet gjatë gjithë jetës, i cili është ndërmjet 14% për vendet e pazhvilluara dhe 40% për vendet e zhvilluara”. /Gazeta Shneta/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakHoroskopi, 20 maj 2017
Artikulli i rradhës Efektet shëndetësore të qershive

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.