Është organi i shkallës së parë të trajtimit të rasteve etiko-profesionale.
Këshilli Etik fillon procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë së mjekëve për shkelje të Ligjit për odat e profesionistëve shëndetësor, Statutit të OMK-së dhe Kodit të Etikës mjekësore.
Kësisoj, lëndët që trajtohen nga ta, përfundojnë me masa të lehta ose të rënda.
Sipas Fejsal Mehmetit, Kryetar i Këshillit Etik, inspektimi nga ta nuk mund të bëhet, por që ankesat që shkojnë te ta, trajtohen nëse ka prova që ka pasur shkelje etike.
Por a trajnohen mjekët e Kosovës rreth etikës dhe komunikimit me pacientë?
Sipas Mehmetit, ka pasur trajnime të organizuara nga Oda e Mjekëve, por interesimi nuk ka qenë shumë i madh, e për sjelljet e tyre karshi pacientëve, ai numëron disa arsye.
Në anën tjetër, në Klinikën e Gjinekologjisë, është e punësuar vetëm një psikologe klinike qe 7 vjet.
Brikena Krasniqi Hoti, tha për Kiks Kosovën që mënyra se si funksionon puna e saj është në atë formë që atë e informojnë stafi shëndetësor për rastet ku duhet prania e psikologut.
Gratë, sipas saj janë të hapura për tu konsultuar me të, por ka dhe të tilla që ende nuk janë të gatshme për trajtim psikologjik.
Sipas Krasniqi-Hotit, Klinika e Gjinekologjisë është shumë e madhe dhe kësisoj është e pamundur që ajo si psikologe e vetme klinike, të shkoj në secilin repart përditë.
Psikologia klinike shton që gjendja psikologjike e grave pas lindjes, nuk është stabile, andaj edhe gjithçka përreth tyre ndikon emocionalisht tek ato.
E sidomos rrëfimet që ua tregojnë gratë njëra tjetrës nëpër dhoma.
Në Klinikën e Gjinekologjisë llojet e shërbimeve psikologjike të cilat ofrohen janë: intervenimi në kriza emocionale në rastet e abortit, vlerësimi emocional dhe psikologjik gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, vlerësimi i zotësisë së veprimit në marrjen e vendimeve të ndryshme gjatë qëndrimit në klinikë dhe trajtimi i mëtejshëm i gjendjeve të ankthit, depresionit e traumave për gratë që qëndrojnë më gjatë.




