Reparti i Ortopedisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës ka kryer gjatë vitit 2025 gjithsej 581 operacione kirurgjikale, që përfshijnë një gamë të gjerë patologjish ortopedike, nga frakturat e ndryshme, vendosja e protezave, deri te trajtimi i sëmundjeve të tjera komplekse ortopedike.
Sipas një njoftimi të këtij institucioni shëndetësor, gjatë vitit në repart janë realizuar gjithashtu 5,245 vizita ortopedike,
“Ky repart funksionon me një kuadër të specializuar ortopedësh, shumë të përgatitur profesionalisht, të cilët ofrojnë shumicën e shërbimeve ortopedike që realizohen edhe në QKUK, duke garantuar trajtim cilësor dhe bashkëkohor për pacientët.” thuhet në njoftimin e Spitalit të Mitrovicës./Gazeta Shneta/



