Moti në pesë ditët e ardhshme pritet të jetë me reshje shiu e vranësira.
Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 10C e 12C, kurse maksimalet do të zbresin në 18C e 17C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“10.10 – Në mëngjes ultësirave mundësi për mjegull. Ditën ngrohtë, kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
11.10 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu, pasdite të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë.
12.10 – Kryesisht me vransira, ditën intervale të shkurta me diell.
13.10 – Kryesisht me vransira. Mundësi për riga lokale shiu.
14.10 – Mot i ndryshueshëm. Vransira, intervale me diell dhe kohëpaskohe reshje lokale shiu.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/