Sipas njoftimit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) është bërë e ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 raste pozitive nga 1,366 testime të kryera.
Përgjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid shkruan Gazeta Shneta.
“Nga 1.366 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.”, thuhet në njoftimin e fundit.
Në anën tjetër, 17 qytetarë e kanë mposhtur betejën kundër Covid, ndërkohë që numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 105,531.
Së fundmi, MSH-ja njofton se në vendin tonë aktualisht janë 99 raste aktive./GazetaShneta/