Në 24 orët e fundit janë raportuar 1,029 raste pozitive me Covid dhe 24 raste të vdekjes.
Nga 13,084 testime të kryera brenda 24 orëve janë regjistruar plotë 1,029 raste të reja pozitive me Covid, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Sipas njoftimit, brenda kësaj periudhe janë shëruar 3,266 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 22 mijë e 223.
Së fundmi, në 24 orët e fundit janë dhënë 17,316 doza të vaksinës kundër Covid dhe deri më sot 329,246 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/