Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 1,158 testime të kryera janë konfirmuar pozitiv me covid-19 296 raste.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë pesë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (58 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç).”
“Numri total i rasteve pozitive është 47.499 raste nga 166.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.225 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 319 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 34,956.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 139 raste, Podujevë 25 rast, Fushë-Kosovë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Drenas 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 10 raste, Rahovec 6 raste, Vushtrri 5 raste, Obiliq 4 raste, Klinë 3 raste, Skënderaj 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Ranillug, Shtime dhe Suharekë.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 11,318 raste aktive./GazetaShneta/