Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 589 mostra të marra nga SHSKUK-ja janë konfirmuar 76 raste me covid-19.
Në 24 orët e fundit, 144 pacientë janë shëruar, kurse 6 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 14.377 raste nga 55.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 574 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.926 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.877.”, thuhet në njoftim.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec dhe Shtime./GazetaShneta/