Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 3,501 testime të kryera janë konfirmuar 364 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 11 pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 101.517 raste nga 500.112 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.072 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 529 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 87 mijë.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 115 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjilan 40 raste, Gjakovë 29 raste, Ferizaj 21 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 18 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Drenas 9 raste, Prizren 9 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 7 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Malishevë dhe Obiliq.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me mbi 12 mijë raste aktive./GazetaShneta/