Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 9,415 testime të kryera janë konfirmuar 685 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 30 raste të vdekjes nga Covid shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 1,384 qytetarë janë shëruar nga Covid, kurse numri i rasteve aktive në vendin tonë ka arritur në 19,923.
Mes tjerash, MSh-ja bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 20,646 doza të vaksinës, kurse 347,344 qytetarë janë vaksinuar plotësisht. /Gazeta Shneta/