Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 1,531 testime të kryera janë konfirmuar 259 raste pozitive me covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë shtatë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (52 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (71 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 53.523 raste nga 195.475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.375 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 613 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 45,613.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 78 raste, Podujevë 31 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 12 raste, Gjilan 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Suharekë 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 9 raste, Pejë 8 raste, Viti 8 raste, Malishevë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 3 raste, Klinë 3 raste, Prizren 3 raste, Shtime 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas dhe Istog.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 6,535 raste aktive./GazetaShneta/