Komisioni Përzgjedhës në përbërje të Dr. Fakir Spahiu, Dr. Fatime Kokollari dhe Skender Kandic, kanë publikuar sot rezultatet e testit të mbajtur para dy ditësh për drejtor të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale.
Në testin me shkrim kanë hyrë vetëm dy nga katër kandidtët që ishin paraqitur në këtë konkurs. Dr. Ferat Sallahu ka dal i pari me 90 pikë, duke lënë prapa kundërkandidatin Dr. Adem Rrusta me 58 pikë, shkruan Gazeta Shneta.
Sallahu dhe Rrusta tash pritet t’i nënshtrohen edhe intervistës me gojë para Komisionit Përzgjedhës, ku më pastaj njëri nga ta do ta zë pozitën e Dr. Rifat Bajramit.
Dr. Skender Zatriqi dhe Dr. Besim Sermaxhaj kanë munguar në testin me shkrim. /Gazeta Shneta/