Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rezultatet e testit për drejtorë të 8 klinikave, konkurrencë e fortë në Gjinekologji

Lajme 18/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditës së sotme janë shpallur rezultatet e testit me shkrim në konkursin për drejtorë të tetë klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Testi me shkrim ka sjellë konkurrencë të fortë në Klinikën e Gjinekologjisë, të cilin e kanë kaluar katër kandidatë. Me më së shumti pikë ka dal Dr. Jakup Ismaili me 80 sosh, duke lënë prapa Dr. Fehmi Ahmetin me 76. Në vendin e tretë është ushtruesja e detyrës së drejtorit, Dr. Myrvete Paçarada me 75 pikë, ndërsa në të katërtin Dr. Shpresa Krasniqi me 52 pikë. Testin nuk kanë arritur ta kalojnë Dr. Zef Ndrejaj me 33 pikë dhe Dr. Brikenë Dacaj me vetëm 28, shkruan Gazeta Shneta.

Në Klinikën e Neurokirurgjisë testin e ka kaluar vetëm Dr. Arsim Morina me 69 pikë. Dr. Faik Qosaj ka marr vetëm 27 pikë, ndërsa Dr. Fatos Kelmendi ka abstenuar. Njëjtë ka ndodhur edhe në dy klinika tjera. Testin për Emergjencë e ka kaluar vetëm Dr. Basri Lenjani me 58 pikë, ndërsa Dr. Arbër Hamiti ka rezultuar me 35 dhe Dr. Premtim Rashiti me 19 pikë. Edhe në Kardiologji Dr. Imri Jashari do të hyjë në intervistë i vetëm pasi kaloi testin me 71 pikë, derisa kundërkandidatët e tij nuk kanë arritur të kalojnë. Dr. Ibrahim Lepaja ka marr 31 pikë, Dr. Agim Krasniqi 15 dhe Dr. Artan Ahmeti ka munguar.

Ndërkaq konkurrencë ka edhe në Klinikën e Radiologjisë ku testin me shkrim e kanë kaluar katër kandidatë. Dr. Bujar Gjikolli ka dal me rezultat 87 pikë, ndërsa ushtruesja e detyrës së drejtorit Dr. Serbeze Kabashi me një pikë më pak. Dr. Arben Kutllovci është vlerësuar nga Komisioni me 80 pikë dhe Gani Morina me 78 sosh. Dr. Kreshnike Dedushaj nuk ka kaluar testin pasi ka marr vetëm 43 pikë.

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve prin Dr. Nexhmi Hyseni me 76 pikë, i cili ka udhëhequr deri më tani. Pas tij vjen Dr. Murat Berisha me 70 dhe Dr. Hysni Jashari me 69 pikë. Tre kandidatë kanë kaluar testin edhe në Klinikën e Ortopedisë. Dr. Gani Jashanica është vlerësuar me 61 pikë, ndërsa një pikë më pak e ka Dr. Arbër Tolaj. Dr. Blerim Qosaj ka fituar 56 pikë, ndërsa Dr. Sabit Sllamniku nuk e ka kaluar testin.

Më së shumti pikë nga kundërkandidatët ka marr drejtori i Klinikës së Anestezionit, Dr. Nehat Baftiu. Ai është vlerësuar me 78 pikë, duke lënë prapa Dr. Rexhep Gjyliqin me 18 pikë më pak. Dr. Qamile Morina ka përfunduar testin me 52 pikë, ndërsa Dr. Mentor Alimusa nuk e ka kaluar.

Kandidatët që kanë kaluar testin me shkrim me mbi 50 pikë, do të ftohen në intervistë me gojë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak10 gjëra që nënat nuk na tregojnë kurrë
Artikulli i rradhës Kylie tregon ngjarjen nga fëmijëria që i ka lënë shenjën në këmbë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.