Ka përfunduar pothuajse numërimi i votave për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën dje më 17 tetor.
Zgjedhjet për kryetar përfunduan dje në 17 komuna, nëntë nga të cilat i ka fituar Lista Serbe, katër PDK: Mitrovicë e Jugut, Skenderaj, Ferizaj dhe Hani i Elezit, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërsa LDK ka fituar dy komuna pa balotazh, Pejën dhe Lipjanin, e po aq edhe AAK, Deçanin dhe Suharekën.
Në anën tjetër 21 komuna do të ketë balotazh ndërmjet partive politike. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë, por kjo parti do të shkojë në balotazh në më së shumti komuna, gjithsej 12 sosh.
LDK do të përballet në nëntë komuna në rundin e dytë, PDK në tetë, AAK në pesë.
Gjeni më poshtë komunat që do të shkojnë në balotazh dhe partitë që do të përballen.
Gjakovë AAK-LVV; Gjilan LVV-LDK; Dragash PDK-LDK; Klina AAK-PDK; Kamenicë PSD-LVV; Podujevë LVV-LDK; Prishtina LVV-LDK; Prizreni LVV-PDK; Vitia LDK-LVV; Vushtrri PDK-LDK; Malisheva PDK-Nisma; Junik AAK-LDK; Mamusha KDTP-KATP; Drenas PDK-DD; Kllokot LS-GI SNS; Istog LDK-AAK; Shtime PDK-LVV; Rahovec AAK-LVV; Fushë Kosovë LDK-LVV; Obiliq IQO-LVV; Kaçanik PDK-LVV.