Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rifat Latifi merr pjesë në Kongresin e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve

Lajme 17/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-ministri Rifat Latifi po merr pjesë në Kongresin e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, si kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

“Jemi tejet të nderuar që Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore, duke qenë se Kongresi i rregullt vjetor i ACS-së është ngjarja më e rëndësishme e organizatës lidere në botë në fushën e kirurgjisë”, thuhet në njoftimin e Kolegjit, transmeton Gazeta Shneta.

Lexoni njoftimin e plotë:

Me shumë krenari po ju njoftojmë se sivjet për herë të parë Kosova përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës po merr pjesë si e barabartë me shtetet tjera në Kongresin e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, dhe po përfaqësohet nga Kryetari i saj, Prof. Dr. Rifat Latifi.

Gjatë ceremonisë së hapjes, që po mbahet në këto momente në San Diego, Kaliforni, e cila është ngjarje impozante me porosinë qëndrore “Të shërojmë të gjithë, me aftësi dhe besim” po bëhet edhe pranimi i 2355 kirurgëve, si anëtarë të ri në ACS.

Jemi tejet të nderuar që Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore, duke qenë se Kongresi i rregullt vjetor i ACS-së është ngjarja më e rëndësishme e organizatës lidere në botë në fushën e kirurgjisë. Kolegji Amerikan i Kirurgëve është themeluar në vitin 1913, gjersa ka udhëhequr rrugën dhe ka vendosur standardet për kujdesin cilësor të pacientëve në spitalet dhe praktikat kirurgjikale në mbarë botën.

Motoja e Kongresit të sivjetëm është “Kirurgët Mbjellin Shpresën”, dhe me këtë rast Kongresi Klinik po ofron mundësi të jashtëzakonshme arsimore për çdo fazë të karrierës së kirurgëve – të gjitha në një vend:

– Ligjërata nga ekspertë të shquar botërorë,

– Prezantime të procedurave dhe kërkimeve novatore, dhe

– Rrjetëzim mes kolegëve nga e gjithë bota, ku fitohen njohuri dhe aftësi klinike dhe jo-klinike që mund të zbatohen menjëherë në praktikë.

Artikulli paraprakRreth dy qind ndërhyrje kirurgjike të gjirit janë bërë për nëntë muaj në Kirurgjinë Torakale
Artikulli i rradhës Normat e abortit sipas javës dhe rreziqet e përfshira në raport me moshën e nënës

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.