Tre nxënës të moshës së mitur në Gjakovë janë lënduar në kokë e fytyrë me mjete të forta.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj njoftoi se se “disa fëmijë janë përfshirë në një konflikt”, raporton EO.
“Dyshohet se janë lënduar me mjete të forta. Janë liruar nga spitali. Rasti është duke u hetuar”, tha ai.



