Një rrahje mes të miturve ka ndodhur mesditën e së enjtes në Drenas.
Lidhur me rastin pesë nga ta janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë goditur dy të mitur të tjerë, përcjell Gazeta Shneta.
Policia bën me dije se viktimat e këtij rasti kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.




