Ministri Imet Rrahmani ka pritur sot në një takim informues në zyrën e tij, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit.
Sipas njoftimit, Rrahmani i njoftoi deputetët me zhvillimet aktuale në shëndetësi, hapat e ndërmarrë për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, plotësimin e legjislacionit aktual dhe tema të tjera me interes nga shëndetësia.
“Nga MSh është kërkuar mbështetja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit, për realizimin e hapave legjislativ që lidhen me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”.
Gjithashtu, në takim, janë diskutuar edhe tema të tjera lidhur me punësimin e specialistëve dhe kategorive të tjera të profesionistëve në shëndetësi; çështje që lidhen me Inspektoratin Shëndetësor dhe të tjera. /Gazeta Shneta/