Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrëfimi i mjekëve nga Gjilani, përndjekjet e presioni serb në vitet 1990-të

Lajme 20/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

15-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, Kosovën e gjen ende me shumë punë të pa kryera. Edhe pas shumë këtyre viteve, sektori i shëndetësisë në vend vazhdon të mbetet një nga çështjet më shqetësuese.

Lidhur me këtë, në një intervistë për Front Online, çifti nga Gjilani, Ramize dhe Hajriz Ibrahimi, që aktualisht punojnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Gjilan, flasin për gjendjen e shëndetësisë para dhe pas luftës në Kosovë.

Sipas tyre, shëndetësia ishte dukshëm më ndryshe se kjo e ditëve të sotme. “Sektori i shëndetësisë së viteve 90-ta ka qenë më ndryshe se tani. Jemi mjekë që kemi punuar edhe në vitet e 90-ta për kohën të cilën mund të bëjmë edhe krahasim me ditët e sotme. Sot është gjithçka më ndryshe dhe më e lehtë”, ka thënë doktoresha Ramize Ahmeti-Ibrahimi, duke treguar se si ishte larguar nga puna, bashkëshorti i saj.

“Stuhia e largimeve veç se filloi me marr përmasa të mëdha, deri sa pushteti serbë, i arriti qëllimet e veta. Doktor Hajrizi në vitet para luftës, ka qenë mjek i përgjithshëm, i punësuar në sektorin publik. Ka qenë ndër mjekët e parë të KPSH-së që është larguar nën masat e dhunshme nga puna e mjekut. Ishte aq e rënd për të dhe për të gjithë familjen, por vullneti për punë nuk e la të dorëzohet asnjëherë” u shpreh ajo.

Pas largimit për shkak të kushteve ekonomike, doktorët u detyruar të hapin një ordinancë private. “Për shkak të kushteve ekonomike u detyruam që të fillojmë dhe të hapim ordinancën private. Ofruam shërbime mjekësore si kontrolla, shërbime të laboratorit dhe të aplikimit të terapisë e shumë të tjera”, ka rrëfyer Hajriz Ibrahimi.

Tutje ai ka theksuar se Ordinanca e tyre ishte e para në sektorin privat që u hap pas largimit te tij nga sistemi publik.“Gjendja vinte duke u përkeqësuar dita ditës edhe më shumë, ishte ordinanca e parë pas largimit tim nga puna. Ramizja, fillimisht është kujdesur si infermiere për udhëheqjen e punës, ndërsa unë në statusin e vullnetarit, ku në atë kohë regjistrova studimet për specializim për Pediatri në Prishtinë”, ka thënë ai.

Mjekët rrëfejnë përndjekjet që iu bënë nga serbët, ja si arritën të shpëtojnëPavarësisht rrezikut nga regjimi serb, çifti Ibrahimi punësoi edhe shumë mjekë e infermierë tjerë që ishin larguar nga puna.

“Gjatë kësaj kohe në ordinancën tonë kanë ushtru pjesën praktike shumë mjekë dhe infermierë, por gjithmonë nën presionin e regjimit serbë, që kohë pas kohe kanë ardhur në vizitë, vetëm e vetëm për ta kuptuar se me kë po punojmë”, u shpreh Ibrahimi.Sipas saj, qëllimi i tyre ishte vetëm t’i shqetësonte ata duke ju bërë presion vazhdimisht e duke i akuzuar se po punonin kundër pushtetit serbë.

“Kur takuan infermieren dhe mjekun në ordinancën tonë, inspeksioni serbë duke më shikuar në sy më thanë se po ushtronim irredentistë. Ishte mjaftë shqetësuese dhe e dhimbshme t`i prisnim në vizita të pa pritura. Nga atëherë kemi qenë në shënjestër të tyre”, ka thënë ajo.Doktoresha Ahmeti-Ibrahimi tregon momentin e trishtë kur u detyruan të largohen nga Kosova.

“Me fillimin e luftës u detyruam me tre fëmijët tonë të largohemi nga vendi, pasi që një ditë, gjatë kohës së drekës hynë paramilitarët serbë dhe na kërkuan mua dhe bashkëshortin tim. Ajo ditë ishte edhe me fat sepse arritëm të shpëtonim dhe të kursenim kohë për t`i ikur pushtuesit serbë. Jeta jonë ishte në rrezik, por ia dolëm” ka cituar ajo.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në frontonline.com

Artikulli paraprak14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë nga 138 mostra të testuara
Artikulli i rradhës Kërkohet anulimi i konkursit për drejtor të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.