Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrëfimi i nënës për përjetimet e saj pasi lindi trinjakë në Gjinekologji të QKUK-së

Lajme 20/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëna Aurora S. që solli në jetë trinjakë më 4 maj, falënderon mjekët e QKUK-së për kujdesin ndaj saj. Mjekët tregojnë për operacionin cezarian dhe për shëndetin e bebeve

Nëna Aurora S. në shtatzëninë e parë solli në jetë fëmijë trinjakë, dy djem dhe një vajzë. Ajo tregon se fillimisht i kishin thënë se ka binjakë, ndërsa më vonë ishte zbuluar me ultrazë se do të bëhet nënë e trinjakëve, shkruan Gazeta Shneta.

“Kam qëndruar 2 javë në Patologji ndërsa më 4 maj kam lindur trinjakët. Në fillim kanë qenë pak me shëndet të dobët, por fal mjekëve dhe kujdesit të tyre janë mirë. Lindja është kryer në javën e 33-të me operacion cezarian nga mjeku Zef Ndrejaj. Gjithçka ka shkuar mirë, operacioni dhe kujdesi i mjekëve”, ka deklaruar nëna.

Ajo thotë se nuk ka pasur frikë nga lindje, por ka pasur shumë emocione kur i ka lindur fëmijët. Aurora ishte edhe e shqetësuar pasi nuk i ka pasur afër vetes në momentet e para.

Drejtori i Gjinekologji, Dr. Jakup Ismaili ka bërë të ditur se operacioni është kryer me prerje cezariane, por procedura në këtë rast ka qenë normale ndonëse ka qenë lindje me trinjakë.

Nëna tregon se trinjakët i ka pagëzuar me emrat Aron, Klea dhe Rian. Dy djemtë kanë ardhur në jetë me peshë mbi 2200 gramë, ndërsa vajza 1200. Kjo e fundit po qëndron ende në inkubator për shkak të peshës së ulët dhe pamundësisë për t’u ushqyer me gji apo biberon.

Kurse drejtori i Neonatologjisë Dr. Xhevdet Gojnovci, deklaron se për momentin bebet janë mirë, përveç trinjakut të tretë i cili pritet të pavarësohet nga sonda dhe të shtohet pesha. “Pasi fillon të ushqehet me biberon ose me gjirin e nënës, atëherë do të lirohet për në shtëpi”, ka deklaruar Gojnovci. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPneumonia gjatë shtatzënisë: Cilat janë simptomat dhe shkaqet e saj
Artikulli i rradhës Qendra Klinike e Gjenevës nis bashkëpunimin me QKUK-në

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.