Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrëfimi tronditës i motrës së viktimës shtatzënë për minutat pas tragjedisë në QKUK

Lajme 01/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mirushe Lohaj, motra e shtatzënës së vrarë, deklaroi në një rrëfim ekskluziv për KosovaPress për momentin kur kuptoi lajmin se 35-vjeçarja ishte vrarë nga ish-bashkëshorti para Klinikës së Gjinekologjisë ku priste që të sillte në jetë fëmijën e parë.

“Rastin e kam kuptuar në lajme, motra e dytë është e martuar në Sllovi dhe më ka thirr. Më tha ‘oj motër është një rast qashtu edhe veç motra jonë është’. Thash jo bre jo se desh u alivanosa dhe më tha ‘po’. E kam thirr menjëherë burrin dhe jemi nis ne, jemi nis me një veturë që ka pas gjasa me na lan në rrugë”, tregon mes lotësh Mirushja.

Ajo insistoi se policia ka qenë në dijeni si dhe mjekët për rastin e saj me ish-bashkëshortin me të cilin kishte qenë e martuar për katër muaj.

“Policia ka qenë në dijeni për rastin pasi që katër muaj është ndarë prej tij, e ka dite policia, sociali gjendjen e saj si e ka…Motra s’na ka treguar neve asgjë, ama ne kemi ardhur e kemi vizituar”, tha ajo.

Mirushja tregoi se për vizitë kanë qenë edhe vjehrra e viktimës dhe nëna e dorasit të dyshuar bashkë me vajzën e saj dhe kishin tentuar të pajtonin çiftin e divorcuar.

“Kish qenë vjehrra vetë dhe kunata saj një ditë aty dhe ne s’kemi fol. Ajo ka dalë ka bërë muhabet dhe i thoshte ‘kthehu për hatër të fëmijës’. I ka thënë ‘kush të murr në qaf’ dhe ja ka kthyer ‘djali yt më ka marrë në qaf’”, tregon Mirushja.

Mbrëmjen e sotme Kosova u trondit nga lajmi se një grua në ditët e saj të fundit të shtatzënësisë u vra nga ish-bashkëshorti për motive deri më tani të panjohura. Rasti kishte ndodhur para Klinikës së Gjinekologjisë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). /kp/Gazeta10

Artikulli paraprakNga 46 testime, asnjë rast i ri me COVID-19 brenda 24 orëve
Artikulli i rradhës Bekim Haxhiu kërkon dorëheqjen morale të drejtorit të Gjinekologjisë në QKUK

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.