Krystin Hall rrëfen për ngjarjen e saj tronditëse, të cilës iu desh të lindte në banjo.
Kur mbeta shtatzënë me fëmijën tim të katërt, e dija se më duhej të planifikoja një lindje me ilaçe.
Disa informacione mbi prapavijën e jetës: Kam një gjendje mjekësore (të quajtur trombocitopeni gestacion) ku trombocitet e gjakut më ulen gjatë shtatëzanisë. Dhe nëse trombocitet ulen tepër, nuk mund të merrja epidural.
Pra, kam bërë një plan të ri: hipnolindje, një teknikë në të cilën, nëpërmjet frymëmarrjes së thellë, vizualizimit dhe nxitjeve, nënat mund të kapërcejnë dhimbjen e lindjes së fëmijës dhe të relaksohen në vend.
Unë kisha planifikuar mjekun tradicional për lindjetime.
Megjithatë, mjekët më thanë se do duhej të planifikohej një induksion para Vitit të Ri, kështu që ndryshova praktikat në mes të shtatzënisë dhe zgjodha të takoja një mami, e cila mbështeste plotësisht dëshirën time për të lindur mënyrën si dëshiroja, gjë që përfshinte edhe përpjekjen për lindjen e ujit.
Një natë, pak para orës 1 të natës, më shpërthyen ujërat. Unë thirra maminë time dhe ajo më tha që të bëja një banjë, të pushoja dhe të kthehesha në shtrat.
Sapo mbylla telefonin, vala e kontraktimeve të para më goditi. Sapo u futa në vaskë, duke ndjekur instruksionet e hipnolindjes, i thashë burrit tim. “Fle i qetë, nuk më duhet ndihma jote tani.”
Duke u bërë gati për lindje, e dija se duhet të prisja në shpi për sa më gjatë që të ishte e mundur.
Në orën 5:30, e zgjova burrin tim. Unë isha duke luftuar me kontraktimet, të cilat vetëm i përkeqësuan gjërat dhe më duhej që të më ndihmonte të qetësohesha. Isha ende e bindur se nesër do të kishim fëmijë. Por kur i kaluam ato, kontraktimet ishin dy minuta larg lindjes. E thirra maminë edhe një herë për t’i thënë asaj se po iknim, edhe pse mezi flisja.
Rreth orës 7:30 të mëngjesit me mezi ngjisja shkallët. Sidoqoftë, gjatë rrugës shkallëve ndjeja nevojën që të bëja jashtëqitjen, kështu që shkova në banjo.
Nuk dija çfarë të bëja. Nevoja ime për të shtyrë ishte prezente. “Merr disa peshqirë” i thashë burrit tim.
Kështu, ndodhi dhe linda. Falë Zotit fëmija jonë po merrte frymë./Gazeta Shneta/