Rreth 175 gazetarë dhe punonjës mediatikë kanë vdekur pasi janë infektuar me Covid-19 në 14 muajt e fundit në Indi, sipas një rezultati nga Rrjeti i Grave në Media, Indi (NWMI).
Në një faqe përkujtimore, ky rrjet ka përpiluar një listë gjithëpërfshirëse të reporterëve, redaktorëve, fotografëve dhe fotoreporterëve të pensionuar dhe atyre që ende ishin duke punuar shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Thuhet se është ende e panjohur se sa gazetarë kanë kontraktuan virusin gjatë kohës sa ishin në krye të detyrës.
India aktualisht po lufton me një valë të dytë të rasteve Covid-19 dhe po përballet me mungesë të rëndë të oksigjenit, shtretërve spitalorë, ilaçeve dhe vaksinave. Kjo ka përkeqësuar numrin e të vdekurve në të gjithë vendin.
Gazetarët në Indi kryesisht nuk u përfshinë në fazën fillestare të programit të vaksinimit kur u vë në dispozicion të punonjësve të vijës së frontit. Ndërkohë, shtëpitë e mediave gjithashtu nuk kanë arritur të sigurojnë kushte të sigurta pune.
“Shtëpitë mediatike duhet të plotësojnë në mënyrë aktive sigurinë dhe shëndetin e gazetarëve që punojnë për ta dhe atyre që janë si krijues të pavarur ose profesionistë të pavarur, që u japin informacion jetësor, fotografi dhe video. Shtëpitë e medias duhet të ndalojnë së detyruari gazetarët të udhëtojnë në kushte të rrezikshme të pasigurta, në vend që t’i inkurajojnë ata të punojnë nga shtëpia”, deklaroi Rrjeti i Grave në Media. /Gazeta Shneta/