Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 20 kosovarë kanë transplantuar veshkat në Pakistan

Lajme 25/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në mungesë të donatorëve rreth 20  persona nga Kosova kanë shkuar në Pakistan, ku duke u bazuar në ligjet e vendit, kanë siguruar veshkat, duke i blerë ato me çmime të lira. Pas kësaj, qeveria pakistaneze, duke parë se qytetarët po shisnin organet e tyre, kishte ndryshuar ligjin për transplantin e organeve, ka gjetur emisioni hulumtues “Udhëve” në RTK.

Rreth 17 mijë euro kushton transplantimi i një veshke. Kjo është shuma që ka rimbursuar Ministria e Shëndetësisë për pacientët që kanë bërë transplantim të veshkës.

Në anën tjetër, analiza që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, rezulton se koha dhe shpenzimet e dializës për një pacient që i nënshtrohet dializës tri herë në javë kushton për një vit 18 720 euro derisa për një pacient që ka kryer transplantimin qeveria shpenzon për terapi vetëm 3202 euro në vit.

Mes personave fatlum që ka kryer transplantimin e veshkës është edhe Arben Ymeraga. Ai tashmë bën jetë normale si një biznesmen dhe menaxher i një kompanie private në Kosovë.

Ai ka treguar se problemin me sëmundjen e veshkëve e ka detektuar në moshë më të hershme. “Pas detektimit të problemit kam vazhdu me monitoru gjendjen e performimit të veshkës me analiza të thjeshta. Pas një periudhe të caktuar ka ardhë deri te degradimi që nuk ka pasë kthim mbrapa apo gjasa të përmirësohet. Prej momentit që kemi kuptu seriozitetin, kemi fillu me mendu për opcione të ndryshme për zgjidhjen e këtij problemi. Në këto raste janë dy zgjidhje: Dializa dhe transplanti i veshkës. Unë kam preferuar Turqinë për transplant”, ka thënë Ymeraga.

Ibrahim Rudhani, nefrolog në QKUK thotë se janë diku një komunitet prej rreth 20 personave që kanë kryer transplant në Pakistan. “Informatat kush ka qenë dhuruesi nuk i dimë. Por transplantin e kanë kryer sipas ligjeve të Pakistanit, në një periudhë 6 mujore”, ka thënë Rudhani duke bërë me dije se këta pacientë janë shumë mirë me shëndet.

Emisioni “Udhëve” në RTK ka siguruar një koncept – dokument të MSH për transplantim të organeve që më 2012 ishte bërë si projekt që do të çonte drejt hartimit dhe implementimit të ligjit të transplantimit të organeve. Aty thuhet se “Mungesa e kornizës ligjore dhe mungesa e politikës adekuate shëndetësore në fushën e transplantimit të organeve në përgjithësi shkakton rrezikimin e jetës dhe shëndetit të pacientëve, pamundësinë e ofrimit të shërbimeve përkatëse, rritjen e numrit të pacientëve që rezulton me rritjen e shpenzimeve për këto trajtime”. Po ashtu, aty përmendet edhe mundësia e abuzimit me organe.

 

Ndërkohë, vetëm tri vite para se të hartohej ky dokument, në Kosovë kishte shpërthyer afera e njohur tashmë ndërkombëtarisht  – Medicus.

Ky ishte një nga rastet më të mëdha që gjykoi EULEX-i e që në dhjetor të vitit të kaluar është kthyer në rigjykim nga një trup gjykatësish vendës i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Vendimi është marrë për shkak të shkeljeve procedurale që ishin bërë gjatë procesit gjyqësor. Trupi gjykues i Gjykatës Supreme ka anuluar dy vendimet e mëparshme, të cilat i kishin shpallur fajtorë 3 persona për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar. Urologu Lutfi Dervishi dhe djali i tij Arban Dervishi ishin dënuar me nga 8 vjet burgim derisa Sokol Hajdini me 5 vjet burgim nga Gjykata e Apelit.

Ky rast, pos dëmeve tjera në imazhin e shtetit më të ri evropian bëri që Kosova të mbetet pa ligj për transplant të organeve. Në Ministrinë e Shëndetësisë që nga viti 2013, është përgatitur Ligji, i cili më pas është dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX, kishte kërkuar që ky ligj të tërhiqet nga procedura.

Faik Hoti, Drejtor për Informim në Ministri të Shëndetësisë në anën tjetër ka treguar se Ministria e Shëndetësisë brenda një viti shpenzon nga 10 deri në 13 milionë euro vetëm për sshërbime të hemodializës.

Sfidë mbetet edhe vetëdija e qytetarëve të Kosovës sa i përket dhurimit të organeve. Lënia e një testamenti përmes të cilit dikush do të dhuronte organet e veta në rast të ndonjë aksidenti apo sëmundje të pa kthim vazhdon të mbetet temë tabu në Kosovë, por edhe në shumë vende tjera të zhvilluara. “Pse një organ të futet në dhe e të mos i shpëtoj dikujt jetën. Ka shumë rrëfime prekëse kur njerëzit bëjnë kilometra për të dëgjuar së rrahuri zemrën e personit të tyre të dashur që ka ndërruar jetë në një aksident apo diçka të ngjashme”, ka thënë nefrologu Ibrahim Rudhani.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155594991873859/

 

Artikulli paraprakKomuna e Prishtinës renovon laboratorin në QKMF
Artikulli i rradhës Bëhen bashkë dy ikonat e muzikës shqiptare, bukuria e tyre ju lë pa fjalë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.