Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 40 përqind e studentëve të infermierisë duan të largohen nga Kosova nëse nuk gjejnë një vend pune pas diplomimit

Lajme 12/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata “DITA E INFERMIERËVE – NURSE DAY” e studentëve të drejtimit të Infermierisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, ka realizuar një anketim të radhës me studentët e vitit të parë, të dytë dhe të tretë të këtij drejtimi. 

Leonita Ujkani, kryetare e organizatës, tregon se nga studentët e pranishëm në ligjërata dhe që pranuan të përgjigjen, në anketim janë përfshirë 123 studente dhe 21 studentë, shkruan Gazeta Shneta.

Në raport me vitin e studimeve, pjesë e anketimit janë bërë 37 studentë apo 25.7% nga viti i parë,  41 studentë apo 28.5% nga viti i dytë dhe 66 studentë apo 45.8% nga viti i tretë. Gjithsejt në anketim, në hulumtim janë përfshirë rreth 48% e numrit të përgjithshëm të studentëve të Infermierisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. 

Sipas Ujkanit, përmes këtij hulumtimi kanë dashur të shohin mendimin e studentëve, infermierëve të ardhshëm për prespektivat e punësimit të Infermierëve pas diplomimit.

Në pytjen, Sa shpejt mendoni se do të gjeni punë pas diplomimit, nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 36 studentë apo 25% mendojnë se pas dimplomimit punë do të gjejnë brenda një viti, 37 studentë apo 25.7% thonë se punë do të gjejnë pas më shumë se një viti, ndërsa 71 studentë apo 49.3%, nuk janë të sigurt se do të gjejnë punë në Kosovë. 

Në pytjen, Nëse mendoni se nuk ka mjaftueshëm mundësi punësimi në Kosovë, cilat janë arsyet kryesore? (përgjigje të shumëfishta).

Nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 88 studentë kanë zgjedhur opsionin e mungesës së vendeve të punës, 79 kanë zgjedhur opsionin se pagat janë të ulëta, 62 prej tyre kanë rrethuar edhe opsionin se ka mungesa të kushteve të mira të punës, ndërsa 60 prej tyre mendojnë së nepotizmi është një nga arsyet pse nuk mund të punësohen në Kosovë. 

Në pytjen, Nëse brenda një viti pas diplomimit nuk punësoheni në Kosovë, a do të ishit të gatshëm të punonit jashtë vendit? Nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 56 studentë apo 38.9% kanë thënë se mund të largohwn nga Kosova, 24 studentë  apo 16.7% thonë se nuk largohen ndërsa 64 studentë apo 44.4% nuk e përjashtojnë mundësinë të lrgohen nga Kosova nëse nuk gjejnë punë brenda një viti pas diplomimit. 

Në pytjen se Cilin shtet do të preferonit për të punuar si infermier? Nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, Kosovën e preferojnë 38 studentë, Gjermaninë e kanë rrethuar si opsion 56 studentë, Zvicëren 33 studentë, ndërsa vendet si Suedi, Norvegji, Francë, Austri, SHBA, kanë zgjedhur si mundësi shumë pak studentë.

Në pytjen se, Çfarë do të ndikojë në vendimin tuaj për të punuar jashtë vendit? (përgjigje të shumëfishta). Nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 115 studentë mendojnë se paga më e lartë është arsyea kryesore, për avansim e aftësim profesional kanë zgjedhur opsionin 85 studentë, Kushtet e punës 91 studentë ndërsa kualiteti i jetës dhe shërbimet shëndetësore, kanë rrëthuar si opsion 93 studentë.

Leonita Ujkani, thotë se ne do të jemi zëri i përditshëm i studentëve dhe profesionistëve të Infermierisë. DITA E INFERMIERËVE nuk duhet të jetë vetëm më 12 maj – ajo duhet dhe do të jetë ÇDO DITË.”/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDeputetja e LVV-së pi kafe me bashkëaktivistin e partisë i cili mori pozitë në Spitalin e Pejës
Artikulli i rradhës Spitali i Prizrenit nderon infermierët në ditën e tyre

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.