Dy të tretat e duhanpirësve në Britaninë e Madhe kanë provuar që ta lënë duhanin në 12 muajt e fundit.
Hulumtuesit kanë bërë një studim të detajuar ku del se pesë milionë britanikë kanë tentuar që të ndalin cigaren, shkruan Mirror, përcjellë Klan Kosova.
Gjysma e tyre që provuan kanë lënë fajtor mungesën e përkushtimit, pasi dështuan që të shkëputeshin nga nikotina.
Pavarësisht se nuk mundën, një e treta kanë thënë se mundën ta ndërprisnin për më shumë se 75 për qind derisa një e katërta kanë përgjysmuar përdorimin duke përdorur alternativa të tjera.