Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 50 persona të helmuar kërkuan ndihmë në Spitalin e Mitrovicës, dy prej tyre janë shtrirë në QKUK

Lajme 07/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 50 persona, kryesisht nxënës kanë kërkuar ndihmë për trajtim sot në Spitalin e Mitrovicës, pas helmimit që ndodhi në një lokal ‘fast food’. Dy prej tyre janë hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK.

Rreth 50 persona shumica e të cilëve nxënës, kanë kërkuar ndihmë gjatë të shtunës në Spitalin e Mitrovicës me simptoma të helmimit, shkruan Gazeta Shneta.

Me vjellje, barkqitje, dhimbje barku e temperaturë, pacientët dyshohet se janë helmuar në një lokal ‘fast food’ në Mitrovicë. Dy prej tyre po trajtohen në Klinikën Infektive.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Dr. Arben Vishaj dhe mjekja kujdestare Dr. Arjeta Zogaj-Berisha. Kjo e fundit ka thënë se pacientët janë në gjendje stabile.

Gazeta ka tentuar të marr më shumë informacione për gjendjen e të helmuarve në Spitalin e Mitrovicës, por drejtoresha Luljeta Zhubi, e cila sot është në listën e mjekëve kujdestar, nuk është përgjigjur në numrin e saj të telefonit.

Rastin e helmimit të qytetarëve ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Raportohet se 10 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës pasi që, janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal. Të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunal”, thuhet në raport.

Ndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka mbyllur lokalin e ushqimeve të shpejta “On Top Food” në Mitrovicë, pasi aty dyshohet se në total janë helmuar 30 persona. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPse mund të përballeni shumë shpesh me diarrenë gjatë shtatzënisë suaj?
Artikulli i rradhës Ndërron jetë foshnja e porsalindur, prindërit deklarojnë se nuk kishte sallë operimi e as specialistë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.