Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

Lajme 25/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë se kanceri mbetet një nga sëmundjet më të shpeshta në Kosovë, me rreth 2,100 raste të reja në vit, kështu ka bërë të ditur Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Sipas tij, vetëm gjatë periudhës janar – 20 mars, rreth 500 pacientë janë diagnostikuar dhe trajtuar për herë të parë në Klinikën e Onkologjisë, transmeton IndeksOnline.

Kurtishi ka theksuar se ngarkesa në këtë klinikë është e lartë, ku çdo ditë pune trajtohen rreth 250 deri në 300 pacientë në shërbimin e Onkologjisë mjekësore, ndërsa rreth 140 pacientë në ditë i nënshtrohen rrezatimit në shërbimin e Radioterapisë.

“Ne Kosove regjistrohen rreth 2100 raste të reja në vit, kjo përkthehet në afërsisht 170 -190 raste në muaj,pra për periudhën janar – 20 mars:rreth 500 pacientë të rinje te ekzaminuar/diagnostikuar dhe trajtuar ne Kliniken e Onkologjise per here te pare.Cdo dite pune rreth 250-300 pacient trajtohen ne sherbimin e Onkologjise mjekesore dhe rreth 140 pacient ne dite rrezatohen ne Sherbimin e Radioterapise, pra mbi 450 pacient ne total cdo trajtohen ne Kliniken e Onkologjise.”, ka thënë Kurtishi.

Kanceri mbetet një nga sfidat më të mëdha të sistemit shëndetësor në Kosovë, si për nga numri i rasteve të reja ashtu edhe për nga ngarkesa e vazhdueshme në trajtimin e pacientëve.

Sëmundjet malinje kërkojnë diagnostikim të hershëm dhe trajtim të specializuar, ndërsa institucionet shëndetësore po përballen me një fluks të lartë pacientësh që kërkojnë shërbime onkologjike gjatë gjithë vitit.

Artikulli paraprakHaxhiu: Do të bëj gjithçka që është në dorën time që vendi mos të shkojë në zgjedhje
Artikulli i rradhës Shkëputja e parakohshme e placentës lidhet me rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.