Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 7 mijë foshnja vdesin çdo ditë në vendet e varfra

Lajme 21/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Foshnjat e lindura në vendet më të varfra në botë, përballen me rrezik “alarmant” të vdekshmërisë, duke përfshirë vendet si Pakistani, Afganistani dhe Afrika sub-Sahariane, është thënë në raportin e fundit të UNICEF-it.

Sipas raportit, 7000 foshnja të sapolindura vdesin çdo ditë në vendet më të varfëra.

Foshnjat e lindura në Japoni, Islandë dhe Singapor, kanë mundësinë më të madhe për të mbijetuar, apo rreth 50 për qind më shumë sesa ato që lindin në vendet me ekonomi të dobët.

“Çdo vit, 2.6 milionë foshnje në botë nuk i mbijetojnë muajit të parë të jetës”, ka thënë shefja e UNICEF-it, Henrietta Fore.

Në raport thuhet se foshnjat nuk janë duke vdekur nga shkaqet mjekësore, mirëpo sepse familjet e tyre janë shumë të varfëra apo të margjinalizuara për të pasur qasje në kujdes shëndetësor.

Në përgjigje të kësaj, UNICEF-i, ka nisur fushatën Çdo fëmijë I GJALLË, përmes së cilës i bëhet thirrje qeverive dhe sektorit privat të rrisin qasjen në kujdesin e foshnjave.

Sipas të dhënave në raport, më shumë se 80 për qind e vdekjeve mund të parandalohen, “me trajnim të duhur të mamive, ujit të pastër, dezinfektimit apo ushqyerjes me gji brenda orës së parë të lindjes së foshnjës”. /REL

Artikulli paraprakA duhet dhe kur duhet ta ndërroni gjinekologun, çfarë gratë duhet të dijnë
Artikulli i rradhës Çrregullimet e placentës gjatë shtatzënisë që gratë duhet t’i dijnë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.