Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtetërore

Lajme 04/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Që nga data 1 qershor deri më tani, në platformën online kanë aplikuar rreth 8 mijë maturantë nga 18 mijë sa pritet të aplikojnë për Testin e Maturës Shtetërore, i cili do të mbahet më 20 qershor.

Kështu kanë bërë të ditur drejtues të Ministrisë së Arsimit. Ndërkaq, njohës të fushës së arsimit vlerësojnë se Ligji i ri i Maturës do të rrisë kontrollin sa i përket mbarëvajtjes së testit. Rezultatet e testit do të shpallen më 29 qershor.

Më 20 qershor rreth 18 mijë maturantë do t’i nënshtrohen Testit të Maturës Shtetërore. Edhe këtë vit aplikimi po bëhet në platformën online eKosova. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, në një përgjigje për Radio Kosovën dha detaje rreth zhvillimit të këtij procesi.

“Që nga 1 qershori ka filluar aplikimi për Testin e Maturës përmes platformës eKosova dhe deri tani kanë aplikuar rreth 8 mijë maturantë. Koordinatorët e shkollave kanë filluar aprovimin e këtyre aplikimeve, që do të thotë se përgjegjës për aprovimin janë koordinatorët e shkollave. Aplikimi do të zgjasë deri më 12 qershor. Testi i Maturës, siç e dini, do të organizohet më 20 qershor, kurse rezultatet pritet të publikohen më 29 qershor”, tha Elezi.

Elezi bëri thirrje që të gjithë maturantët që hasin probleme gjatë aplikimit të kontaktojnë koordinatorët e shkollave, në mënyrë që të mos e lënë aplikimin për ditën e fundit.

“Të gjithë nxënësit që ende nuk e kanë kryer aplikimin, nëse kanë probleme me llogarinë në eKosova, të kontaktojnë koordinatorët e shkollave dhe sigurisht do të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që të mos e lënë për ditën e fundit aplikimin për maturë”, theksoi ai.

Ndërkaq, sa i përket Ligjit të ri të Maturës, që këtë vit i jep kompetenca më të mëdha Inspektoratit Arsimor, njohës të fushës së arsimit vlerësojnë se ai do të ketë efekt pozitiv në menaxhimin e testit. Xhavit Rexhaj, në një përgjigje për Radio Kosovën, e vlerësoi si të nevojshëm Ligjin e ri të Maturës, por tha se është e domosdoshme të ndryshohet tërësisht koncepti i Testit të Maturës.

“Ligji i ri i Maturës besoj që ndihmon shumë, sepse ata që dëshirojnë t’i thyejnë rregullat tash e kanë parasysh çka mund t’i gjejë dhe se mund të ketë sanksione. Sanksionet janë ato që kanë munguar më parë. Mirëpo, unë konsideroj që ministria duhet ta rimendojë krejt konceptin e maturës, në mënyrë që të bëhet ashtu siç duhet për të reflektuar dijen dhe shkathtësitë e vërteta të nxënësve, duke i rishikuar pyetjet, duke i riformuluar ato dhe duke e rishikuar administrimin e testit”, theksoi Rexhaj.

Në Testin e Maturës Shtetërore, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në tri lëndë të përgjithshme: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Angleze, si dhe në një lëndë me zgjedhje që përzgjidhet nga nxënësi. Rezultatet e Testit të Maturës Shtetërore do të shpallen më 29 qershor.

Artikulli paraprakOBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 1.5 milionë vdekje në vit në botë
Artikulli i rradhës Personat që rrinë zgjuar natën më të prirur ndaj ankthit dhe vetmisë

Ju sugjerojmë

Komuna e Prishtinës paralajmëron 300 euro gjobë për ata që hedhin mbeturina vëllimore

04/06/2026 Lajme

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim politik të subjekteve politike

04/06/2026 Lajme

HANDIKOS thirrje personave paraplegjik dhe tetraplegjik për të marr pajisjet ndihmëse

04/06/2026 Lajme

Spanjë: Konfirmohen 111 raste të një forme të rrallë kanceri të lidhura me implantet e gjirit

04/06/2026 Lajme

195 pacientë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Pejës

04/06/2026 Lajme

Konferenca e Neurologjisë në Kosovë, fokusi në sklerozën multiple

04/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.