Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 80 mjekë e infermierë serbë hyjnë në Kosovë të pa licencuar nga odat, MSH thotë se vetëm do të monitorojnë

Lajme 28/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 80 mjekë, infermierë dhe profesionistë të tjerë nga Serbia kanë hyr sot në Kosovë pa iu nënshtruar procedurave të licencimit në odat përkatëse. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ata janë vetëm në cilësinë e monitoruesve

Përmes pikës kufitare Merdare, dhjetëra automjete, në mesin e tyre edhe Autoambulanca janë futur në Kosovë nga Serbia. Raportohet se të gjithë që hyrën në Kosovë janë nga personeli shëndetësor (punëtorë teknik, mjekë e infermierë) që punojnë në spitale serbe, ku edhe jetojnë, por që të njëjtit nuk janë futur në karantinë.

Ndonëse 20 vetura dhe 5 ndihma të shpejta hyrën sot, Ministria e Shëndetësisë thotë se bëhet fjalë për 14 persona, 10 mjekë dhe 4 infemierë, e sipas këtij institucioni, thuhet se të njëjtit kanë marrë edhe leje, për të monitoruar situatën me koronavirus në veri të vendit.

Indeksonline ka publikuar listën me emrat e të gjithë punonjësve shëndetësor që erdhën në Kosovë, e që bëhet fjalë për plot 82 persona.

Sipas ligjeve në fuqi në Kosovë profesionistët e huaj që vijnë në Kosovë për të kryer çfarëdo shërbimi duhet të i nënshtrohen procedurave për licencim. Në këtë rast sipas MSH-së profesionistët serbë do të kryejnë monitorim të situatës me koronavirus.

Për ardhjen e këtyre mjekëve dhe infermierëve serbë kanë reaguar odat e profesionistëve shëndetësore. Oda e Mjekëve të Kosovës në një reagim publik ka alarmuar institucionet e Kosovës se ardhja e mjekëve serbë ka cënuar sistemin shëndetësor dhe ligjin në Republikën e Kosovës.

OMK ka deklaruar se ardhja e tyre cënon edhe dinjitetin e mjekëve të Kosovës, të cilët janë të përgatitur mjaftueshëm dhe të gatshëm për ta monitoruar situatën për secilin qytetarë të Kosovës. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakPacientë të rinj po vuajnë rëndë nga koronavirusi, mjekët tregojnë se virusi mund të sulmojë enët e gjakut dhe të ndërpresë qarkullimin e gjakut në tru
Artikulli i rradhës Ekspertët shëndetësorë shpjegojnë pse qëndrimi në diell për të paktën 10 minuta në ditë iu bën më pak të prekshëm ndaj Covid-19

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.