Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth njëmijë të prekur me fruth në Kosovë

Lajme 16/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë këtij viti në Kosovë ka pasur shumë raste me fruth, që nga muaji qershor është paraqitur ky virus dhe deri më tani ka pasur rreth 1,005 të prekur, ku 552 prej tyre janë hospitalizuar në Klinikën Infektive.

Ndërsa drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani tha se ky virus ka prekur kryesisht fëmijët, por ka përhapje edhe tek të rriturit deri në 50 vjeç, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Dy raste që janë në trajtim në Klinikën infektive, janë mjaft të rënda. Gjatë këtyre muajve prej kur është paraqitur sëmundja, dy raste kanë përfunduar me fatalitet. Kapacitetet tona kanë qenë në nivel, si me ilaçe, po ashtu edhe me staf profesional, pavarësisht rasteve të shumta që ka prekur ky virus”, tha Ramadani.

Fruthi është një sëmundje ngjitëse dhe serioze e shkaktuar nga një virus që përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë dhe përmes ajrit.

Ky virus mund të përhapet shpejt, sidomos në ato vende ku vaksinimi është nën shifrat 95 për qind të popullsisë.

Bazuar në një studim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe institucioneve tjera, viteve të fundit, sëmundja e fruthit është rishfaqur në Evropë, ku numri i njerëzve të infektuar që nga viti 2007, është trefishuar.

OBSH-ja thotë se vaksinat kundër fruthit, duhet menjëherë të shtohen në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore.

Për shumë vite, në disa vende evropiane një grup njerëzish ka lobuar kundër vaksinimit me vaksinë të fruthit, duke dhënë se shkakton autizmin.

Por, epidemiologët në vend thonë se vaksinimi duhet të kryhet pasi është obligativ dhe nuk ka asnjë ndërlidhje me autizmin.

Isme Humolli, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, shpjegon për Radion Evropa e Lirë:

“Të gjitha hulumtimet që janë bërë deri më tash, e dëshmojnë se vaksina kundër fruthit fare nuk ka të bëjë me autizmin. Prindi i vëren shenjat e autizmit rreth moshës 9 muaj, 12 deri në 15 muaj. Në aspektin shkencor, nuk ka asnjë lidhshmëri në mes të vaksinimit dhe autizmit”.

Ajo shton se në Institutin Kombëtar deri më tash kanë marrë rezultate pozitive me fruth nga laboratori për 527 persona, dhe sipas saj, të gjithë kanë qenë të pavaksinuar.

“Nga 1 marsi i vitit 2017, që kemi ngritur alarmin për hulumtim të rasteve të fruthit, janë përfshirë 737 raste të sëmundjes, derisa laboratorikisht kanë qenë pozitive 527 raste, që kanë lidhje klinike epidemiologjike dhe janë në laborator pozitive. Të gjithë këta persona kanë qenë të pavaksinuar”, sqaroi Humolli.

Infektologët në vend thonë se për 16 vjet me radhë nuk ishin paraqitur raste me fruth në Kosovë, deri në muajin mars të këtij viti, kur kishte filluar të përhapet virusi.

Kjo për shkak se Kosova ka një mbulueshmëri me vaksinim me mbi 95 për qind të popullatës.

Artikulli paraprakNëna kujdes, ky është efekti i detergjentëve në shtatzëni
Artikulli i rradhës Shenjat e bardha në thonj tregojnë shumëçka për shëndetin tuaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.