Mëngjesin e sotëm një Oftamologe është sulmuar nga qentë endacak në oborrin e Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Përveç Oftalmologes, nga qentë endacak është sulmuar mbrëmë edhe një Kardiokirurg.
Lajmin për sulm ndaj mjekëve e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
“Dy mjek janë sulmu. Një mjek është sulmu mbrëmë edhe një mjeke sot në mëngjesë. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë por janë kafshu. Kardiokirurgu është rrëzu t’u ik prej tyre dhe sot oftamologia është sulmu”, u shpreh Syla për Gazetën Shneta.