Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rriten rastet e pertusisit në SHBA dhe Evropë pas pandemisë COVID-19

Lajme 25/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rastet e pertusisit ranë gjatë pandemisë COVID-19, por tani janë përsëri në rritje.

Kolla e mirë, e njohur edhe si pertusis është një infeksion bakterial akut që shkaktohet nga bakteria Bordetella pertussis. Kjo sëmundje prek rrugët e frymëmarrjes dhe shkakton kollë të fortë dhe të vazhdueshme.

Simptomat kryesore të pertusisit përfshijnë: Shpërthime të kollës së thatë dhe të fortë, frymëmarrje të thellë dhe të zhurmshme, të vjella pas kollës, lodhje dhe dobësi.

Kolla e mirë është shumë ngjitës dhe shpesh prek fëmijët e vegjël që nuk janë vaksinuar. Vaksinimi është mjeti kryesor për parandalimin e saj.

Ndërsa të dhënat flasin se ka pasur një ringjallje të kollës së mirë në shumë vende në vitin 2024, me SHBA-të që raportuan më shumë se 18,500 raste që nga fillimi i vitit.

Numri i rasteve në SHBA të infeksionit shumë ngjitës, është gati pesë herë më i lartë se në këtë kohë, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Kjo vjen në mes të një ringjalljeje edhe në Evropë, me autoritetet shëndetësore franceze që raportojnë epideminë më të keqe në 25 vitet e fundit.

Shëndeti Publik në Francë raportoi muajin e kaluar se kishte një epidemi të vazhdueshme në vend që nga fillimi i vitit 2024 “me një qarkullim shumë domethënës të baktereve që është intensifikuar muajt e fundit”.

Ka pasur rreth 35,000 raste laboratorike të konfirmuara të kollës së mirë me anë të testit PCR dhe kolla e mirë ka ka marr jetën e 22 fëmijëve në Francë këtë vit, duke përfshirë 20 foshnja nën moshën një vjeçe.

Sipas agjencisë së shëndetit publik, një sistem mbikëqyrjeje në Francë e vendos numrin e rasteve të parë nga mjekët e përgjithshëm në më shumë se 130,000. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSkandali në Suedi: 33 gra iu nënshtruan gabimisht operacionit për heqjen e mitrës, spitali i nxori me kancer
Artikulli i rradhës Roli i batanijeve me peshë në cilësinë e gjumit, sipas një studimi të ri

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.