Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro

Lajme 22/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë bëri të ditur se nga ky muaj lehonat e papuna do të përfitojnë mbështetje nga shteti nga 500 euro në muaj për gjashtë muaj.

Kurti bëri të ditur se lehonat e papunësuara për gjashtë muaj në total i bie të marrin 3 mijë euro.

“Nga ky muaj rrisim shtesat për lehonat. Në këtë maj po i rrisim shtesat për lehonat ashtu siç kemi premtuar nga 325 në muaj në 500 euro në muaj sa paga minimale. Me fjalë të tjera nuk po presim korrikun, por rritjen po e bëjmë qysh tani.

Nga ky muaj e tutje çdo nënë lehonë do të përfitojë mbështetje mujore 500 euro në muaj. Kjo për një lehonë që nuk është e punësuar përkthehet në 3 mijë euro mbështetje për 6 muaj, pa i llogaritur shtesat mujore për foshnjat.

Kurse për nënat lehona të punësuara kjo përkthehet me mbështetje prej 1500 eurove përtej pagesave që u takon atyre me Ligjin e punës, 70 për qind e pagës nga punëdhënësi për gjashtë muaj dhe 50 për qind e pagës mesatare nga shteti për tre muaj tjerë”, tha Kurti.

Tutje, kryeministri në detyrë tha se në mbështetje të grave së shpejti do të lansohet programi Super Puna.

“Shumë shpejt do të lansohet edhe programi ‘Super Puna’ për gratë, ku përmes së cilit gratë do t’i mbështesim duke u paguar për gjashtë muaj pagën minimale nëse kthehen në tregun e punës”, tha ai. /Telegrafi/

Artikulli paraprakQeveria ndan nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët
Artikulli i rradhës Ankthi dhe depresioni çojnë në rritje alarmante të problemeve të shëndetit mendor në botë: 1.2 miliardë njerëz të prekur

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.