Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet interesimi për vaksinim kundër fruthit, mbi 1 mijë doza të dhëna në Prishtinë gjatë majit

Lajme 07/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga 16 prilli e deri më 1 qershor, janë raportuar 25 raste fëmijëve të cilët janë prekur nga fruthi.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku vetëm në javën e fundit të majit ishin raportuar pesë raste të reja.

E gjithë këto raste po vijnë si shkak i hezitimit të prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre.

“Për fat të keq, ato teoritë konspirative që gjoja vaksina shkakton autizëm ka bërë që prindërit të hezitojnë ta sjellin fëmijën për vaksinim. Por pastaj studime të tëra kanë bërë që kjo nuk është e vërtetë”, tha mjeku Rushit Ismaili.

Mjeku familjar që punon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka treguar simptomat kryesore të fruthit.

“Për fat, kohëve të fundit prindërit e kanë kuptuar që është shumë e rëndësishme që të vaksinohet fëmija kundër fruthit, është një sëmundje goxha e rëndë e cila paraqitet me skuqje, me temperaturë shumë të lartë, në qoftë se përkeqësohet mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore”, thotë ai.

Që interesimi i prindërve për të vaksinuar fëmijët është rritur pas rasteve të fundit e thotë edhe infermieria përgjegjëse në këtë QKMF, Flora Rashani.

“Interesimi i prindërve për t’i paraqitur fëmijët në Qendrat e vaksinimit, po flas për Qendrat kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në 16 qendra të tjera ku ekziston njësia vaksinimi numri i prindërve që sjellin fëmijët për tu vaksinuar kundër fruthit është dukshëm i madh. Numri i fëmijëve vetëm këtë muaj ka arritur mbi 1 mijë fëmijë, grupmosha 1-5 vjeç”, tha Rashani.

Doza e parë e kësaj vaksine jepet në moshën 12 muajshe, kurse doza e dytë jepet para fillimit të shkollës (5-6 vjeç). /tëvë1

Artikulli paraprakKQZ: Sot nuk lejohen vërtetime mjekësore, rastet e tilla raportohen në Polici
Artikulli i rradhës Goditjet e lehta në kokë mund të ndikojnë në shëndetin e zorrëve edhe pa tronditje cerebrale

Ju sugjerojmë

Exit Poll i Klan Kosovës: Vetëvendosje del fituese në zgjedhjet nacionale me 45.7 %

07/06/2026 Lajme

KQZ: Sot nuk lejohen vërtetime mjekësore, rastet e tilla raportohen në Polici

07/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

07/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

06/06/2026 Lajme

Debati i nënkryetarëve e përfshin edhe emrin e drejtorit të SHSKUK-së Elvir Azizi

05/06/2026 Lajme

OBSH: Shpërthimi i Ebolës në Kongo mund të ketë nisur muaj përpara zbulimit

05/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.