Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet interesimi për vaksinimin kundër fruthit në Prishtinë, 304 fëmijë u vaksinuan për dy javë

Lajme 14/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në kohën kur Kosova po përballet me raste të reja të fruthit, po bëhen thirrje për vaksinim sa më të shpejtë të fëmijëve, duke e konsideruar vaksinën si mënyrën më të sigurt dhe më efektive për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Në një prononcim për Gazetën Shneta, Dr. Xhevrije Canolli nga Njësia e Imunizimit tha se situata kërkon vëmendje serioze, pasi fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që përhapet me shpejtësi në komunitet, por që mund të parandalohet përmes vaksinimit.

Sipas saj, paraqitja e rasteve të reja me fruth, identifikimi i fëmijëve të pavaksinuar dhe kontaktimi i prindërve nga ekipet e vaksinimit përmes telefonit, si dhe thirrjet publike nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë ndikuar në rritjen e interesimit për vaksinim.

“Vetëm gjatë 12 ditëve të para të muajit maj janë vaksinuar 304 fëmijë të grupmoshës 1 deri në 5 vjeç kundër fruthit”, tha Dr. Canolli.

Ajo bëri të ditur se gjatë periudhës janar-prill janë vaksinuar gjithsej 686 fëmijë kundër fruthit, ndërsa nga janari 2026 deri më sot numri total i fëmijëve të vaksinuar ka arritur në 990.

Sipas Dr. Canolli, më të rrezikuar nga fruthi mbeten fëmijët e pavaksinuar nën moshën 5-vjeçare.

“Vaksinimi mbetet mënyra e vetme më e sigurt dhe më efektive në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të fruthit në vendin tonë”, theksoi ajo.

Në fund, Canolli u bëri thirrje prindërve që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë sa më parë në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare.

“Të mos hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët, pasi vaksinat janë të sigurta dhe shumë efektive”, apeloi ajo./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPersonat që kanë kaluar infarkt kanë rrezik më të lartë për rënie të funksioneve të trurit
Artikulli i rradhës Teknika e re e stimulimit të trurit pa operacion sjell përmirësim të simptomave të Parkinsonit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.