Është rritur numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit duke u regjistruar 28 persona të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 28 raste të reja me Covid në Kosovë, ndërsa fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë, shkruan Gazeta Shneta.
MSH ka njoftuar poashtu se në 24 orët e fundit janë dhënë afër 10 mijë doza të vaksinave, ndërsa numri i të vaksinuarve me dy doza ka arritur në mbi 99 mijë.
Në Kosovë aktualisht janë 114 raste aktive me Covid, derisa SHSKUK ka njoftuar se 97 pacientë të sëmurë me Covid po trajtohen në spitale. /Gazeta Shneta/