Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i aksidenteve me vdekje

Lajme 19/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rrugët e Kosovës pothuajse çdo ditë përballën me aksidente të shumta. Raportet e Policisë tregojnë se vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2025, 58 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ekspertët fajësojnë sjelljen e pakujdesshme të shoferëve, ndërsa Policia e Kosovës vazhdon thirrjet për respektim të rregullave të qarkullimit, në përpjekje për ta ndalur këtë trend tragjik.

Numri i aksidenteve me pasoja fatale në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme përgjatë këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar.

Rasti i fundit ndodhi të hënën në mbrëmje në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Llapushnik, ku si pasojë e një aksidenti ka mbetur të vdekur çift bashkëshortor, ndërsa i lënduar djali i tyre, 19 vjeçar.

Sipas të dhënave të Policisë, nga janari deri në korrik 2025 janë regjistruar 51 aksidente me fatalitet, ku kanë humbur jetën 58 persona, 6 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Po ashtu, gjatë këtyre 7 muajve janë shqiptuar 448,661 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, është rritur numri i aksidenteve me lëndime e personave të lënduar. Kjo ka bërë që Policia e Kosovës të apelojë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i respektojnë shenjat rrugore.

Ekspertët e komunikacionit rrugor, këto aksidente me përfundim fatal i lidhin me disa faktorë.

“Ajo që ka shkaktuar më shumë aksidente është faktori njeri me elemente të tyre që ndikojnë drejtpërsëdrejti, elementi kryesor është shpejtësia që ndikon si shkaktar i aksidenteve me fatalitet, faktori rrugë, faktori automjet”, tha Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit rrugor.

Eksperti tjetër i sigurisë rrugore thotë se pjesë më të madhe të fajit e kanë vetë drejtuesit e automjeteve.

“Nuk është krejt faji tek institucionet, është faji tek ne, tek pjesëmarrësit në trafikun rrugor, nuk janë koshient me veprimet e tyre dhe nuk i respektojnë situatat në trafikun rrugor. Këtu e kemi tejkalimin e shpejtësisë, përdorimin e telefonit, ngasjen e veturës në ndikimin e alkoolit, sidomos në mbrëmjet verore”, tha Muhamed Krasniqi, ekspert i komunikacionit.

Pikërisht në parandalimin e aksidenteve fatale, Policia e Kosovës ka njoftuar se aktivitetet e saja janë shtuara më shumë se 9% krahasuar me periudhën krahasuese 2024./rtk/

Artikulli paraprakPoliklinika gjinekologjike “Dr. Memli” me shërbimin e ri të laserit për shëndetin intim të gruas
Artikulli i rradhës Acetaminofeni gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun për autizëm dhe ADHD

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.