Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i infeksioneve seksualisht të transmetueshme tek të moshuarit në Evropë: Ekspertët bëjnë thirrje për vetëdijësim mbi shëndetin seksual

Lajme 16/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) nuk janë vetëm problem i të rinjve. Raportet e fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të rasteve edhe tek të moshuarit në Evropë.

Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 1,649 raste të gonorresë, klamidias dhe sifilizit tek personat mbi 65 vjeç – gati trefish më shumë krahasuar me vitin 2014. Në Francë dhe Danimarkë është vërejtur një rritje e ngjashme e rasteve tek të rriturit mbi 50 vjeç, ndërsa në nivel të BE-së, 32% e të gjitha rasteve të sifilizit në vitin 2023 u regjistruan tek personat mbi 45 vjeç.

Ekspertët thonë se ky trend lidhet me faktorë të ndryshëm: jetëgjatësia më e madhe e grave që kërkojnë partnerë të rinj, përdorimi i medikamenteve për funksion seksual si Viagra tek burrat, si dhe mungesa e informacionit mbi transmetimin dhe parandalimin e IST-ve tek të moshuarit, pasi ata nuk përballen me rrezikun e shtatzënisë së padëshiruar, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Specialistët theksojnë se është e rëndësishme që mjekët dhe shoqëria të trajtojnë hapur shëndetin seksual të të moshuarve, duke inkurajuar komunikimin me partnerët për praktikat e seksit të sigurt, përdorimin e prezervativëve dhe testimet për IST.

“Është një mit që të moshuarit nuk bëjnë seks. Ne mbetemi qenie seksuale gjatë gjithë jetës sonë,” tha profesori Matthew Smith nga Universiteti Texas A&M.

Ekspertët apelojnë për më shumë vetëdijësim dhe përfshirje të çështjeve të shëndetit seksual në kujdesin shëndetësor për të moshuarit, duke luftuar stigmat dhe duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksioneve./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAlarmon Shoqata e Prodhuesve të Kosovës: Ndërprerja e energjisë me pasoja të rënda, humbje e vendeve të punës e rritje e çmimeve për konsumatorët
Artikulli i rradhës 120 aksidente trafiku gjatë 24 orëve në vend, tri me fatalitet

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.